Ndahet nga jeta Dr. Besnik Berisha (19.02.1960 – 04.10.2025)

Dr. Besnik Berisha përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës ndërsa specializimin e përfundoi për Fiziatri.
Për vite me rradhë punoi në Klinikën e Mjekësisë Fizikale duke u shërbyer qytetarëve në lëminë e fiziatrisë.
Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij./Qendrapress/