Ndahet nga jeta intelektuali zhurjan, Hidajet Hoxha
Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare, intelektuali zhurjan Hidajet Hoxha ,ish Gjykatës në Gjykatën Komunale të Prizrenit,ish Prokuror i Shteti dhe Avokat i Popullit..Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publik përmes një përkujtimi mortor në rrjete sociale miqt e tij.
Hidajet Sabri Hoxha (1945-2021)
“Më 25 qershor 2021 u nda nga jeta mësuesi dhe intelektuali zhurjan Hidajet S. Hoxha. Punoi mësimdhënës në shkollën e Zhurit, Gjykatës në Gjykatën Komunale të Prizrenit, Prokuror i Shteti dhe Avokat i Popullit. Në të gjitha këto detyra me përgjegjësi ishte autoritativ dhe kompetent.Gjatë viteve 1990-1999 u anagzhua në lëvizjen gjithëpopullore dhe kontribuoi në ndërtimin e institucioneve paralele të shqiptarëve në Kosovë.Kontribuoi edhe në jetën kulturore në Zhur dhe më gjërë, ishte instrumentist i mirë, por si vallëtar ishte i pashoq, shquhej për ekzekutim perfekt dhe pedant të valleve popullore zhurjane-shqiptare. ”, shkruan Skender Susuri.Derisa kujtime për veprën dhe jetën e këtij intelektuali ka shkruar edhe Haxhi Avdyli deputet./qendrapress.com/