Ndahet nga jeta Prof.Dr. Isak Hoxha (1947–2025)

Njoftim për ndarjen nga jeta të Prof. Isak Hoxhës (1947–2025)
Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Prof.Dr. Isak Hoxhës, mësimëdhënës me kontribut të çmuar në arsimit të lartë në Kosovë.
Si profesor i përkushtuar i matematikës, ai ka kontribuar për dekada në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës si dhe ka dhënë një kontribut të madh edhe në Departamentin e Matematikës të Universitetit të Prishtinës. Gjithashtu, ishte i angazhuar edhe në Universitetin e Prizrenit dhe atë të Gjilanit, duke dhënë një kontribut të çmuar në formimin akademik të shumë gjeneratave.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, Prof.Hoxha u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe integritet të lartë akademik. Ai do të mbahet mend jo vetëm si mësimdhënës i shkëlqyer, por edhe si njeri me vlera të thella humane.
Në emër të Departamentit të Matematikës, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Universiteti i Prishtinës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit akademik.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datë 25.05.2025 në ora 13:00 (në kohën e drekës), në varrezat e vendlindjes së tij- fshatit Zhur.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!