Ndahet nga jeta prof. Gëzim Lila

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta e mësimdhënësit Gëzim Lila, i cili për vite me radhë dha kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e nxënësve si mësimdhënës i edukatës fizike në shkollën tonë.
Profesor Gëzimi do të mbahet mend gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe shpirtin e tij të dashur që ndikoi pozitivisht në shumë breza nxënësish dhe kolegësh.
Në emër të stafit të shkollës “Yll Morina”, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Lila.
U prehtë në paqe!E përkujton shkolla’’Ylli Morina’’-Gjakovë