Ndahet nga jeta profesori dhe kompozitori prizrenas, Fikrim Emra

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare, Fikrim Emra, profesor dhe kompozitor i njohur nga Prizreni.

Emra, për një kohë të gjatë, udhëhoqi korin e ShKA “Agimi” dhe kontribuoi në mënyrë të veçantë në jetën kulturore të qytetit.

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj shkruan;’’Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit dhe kompozitorit të njohur prizrenas, Fikrim Emra.

z. Emra, kohë të gjatë udhëhoqi korin e SHKA “Agimi” dhe kontribuoi në jetën kulturore të qytetit, ndërsa, do ta kujtojmë për shpirtin e tij të këndshëm dhe artistik.

Ngushëllime familjes e miqve si dhe komunitetit të gjerë!’’/www.QendraPress.com/