Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Naim Krasniqi!
Sot, paradite u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik ,atdhetari Naim Krasniqi Një jetë të tërë ia kushtoi Kosovës dhe asnjëherë nuk ju nënshtrua Serbisë dhe argatëve të saj pavarësisht se të burgosën disa herë.
Shokët dhe bashkëluftëtarët e tij e rikujtojnë gjithmonë për atë që i dha Kosovës dhe organizimit ilegal në kohë të vështira si dhe celulave të para të UÇK-së në Prizren dhe Kosovë! Naim Krasniqi, ishte edhe një atdhetar i përbetuar andaj edhe bijtë e tij Visari dhe Besniku vazhduan rrugën e tij edhe pse ai ishe i burgosur, ata u radhitën në UÇK-së. Shoqatat e dala nga lufta organizojnë Homazhe dhe mbledhje komemorative e cila do të mbahet tek varrezat e martirëve në lagjen ‘’Tusuz’’ Prizren duke filluar ne ora 16:30 me datë 20.06.2024.