Ndahet  nga jeta veterani i UÇK-së, Nazmi Krasniqi.

Njoftojmë familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë se në fshatin Pastasel, pas një sëmundjeje, është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Nazmi Krasniqi.

Varrimi do të bëhet sot, më 3 janar 2026 (e shtunë), në orën 14:00, në vendlindjen e tij.

Ngushëllime familjes Krasniqi. Lavdi jetës dhe veprës së Nazmiut për kontributin e dhënë për liri.