Ndaj bindjen time se institucionet tona,edhe në këto kushte të vështira,do t’ia dalin me sukses mbarëvajtjen e procesit arsimor dhe mbrojtjen e shëndetit

0

               Munir Basha is  zv ministë r,lidhur me fillimin e  Vitit  të shkollor, këtë vit me rregulla ndryshe  se herave tjera pohon;-“ Edhe përkundër situatës shqetësuese me covid-19,si tek ne ashtu edhe në shumë vende te botës,shumica e vendeve kanë vendosur të fillojnë me proces mësimor nga fillimi i kësaj jave.Vendimin e MASHT-it për fillimin e vitit shkollor me masa të shumëta mbrojtëse dhe me një sistem të kombinuar të vijimit të procesit mësimor në objekte shkollore dhe nga distanca duke implementuar metodën e e-mësimit,vlerësoj si të drejtë dhe të guximshëm.

Shpresojmë që masat e shumëta higjienike në frymën e protokollit për parandalimin e pandemisë si dhe Task forcat e të dy niveleve,por mbi të gjitha vetëdija e lartë e nxënësve dhe mësimdhënësve, në fazën e parë do të japin rezultate pozitive për të vazhduar me fazën e dytë dhe me fazat tjera drejtë normalizimit të procesit mësimor.

Duke uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë shkollor,ndaj bindjen time se institucionet tona,edhe në këto kushte të vështira,do t’ia dalin me sukses të mbrojnë interesat tonë nacional : mbarëvajtjen e procesit arsimor dhe mbrojtjen e shëndetit publik”//qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *