Ndalohen “Shisha Baret” afër shkollave në Malishevë
Tymosja e “Shishave” është rritur dukshëm në Kosovë.Këtë lloj produkti-pije e konsumojnë kryesisht të rinjtë, nëpër lokale të ndryshme. Por, Komuna e Malishevës, ka vendosur që ta ndalojë përdorimin e saj, në afërsi të objekteve shkollore.Kështu tha në Sytë 7 në Klan Kosova, Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati. Sipas tij, të gjitha bizneset afër shkollave dhe institucioneve publike në distancë prej 400-500 metra në vijë ajrore, e kanë të ndaluar të ofrojnë këtë lloj produkti.Kastrati, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se ky vendim ende nuk ka hyrë në fuqi, pasi që është Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, ajo që e përcakton ligjshmërinë e tij, e më pas do të zbatohet.