“Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti”, i thotë Haradinaj, Kryeministrit 
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka komentuar vendimin e fundëm të Qeverisë për pezullim të pagave të grevistëve. Përpos pezullimit të pagave, Haradinaj iu ka drejtuar kryeministrit Kurti me një sërë pyetjesh që lidhen me problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova, probleme këto që, sipas Haradinajt, janë rezultat i qeverisjes së Kurtit, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.“Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook. “Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!? Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji?”, shkroi tutje ai. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti
Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!?Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!?Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji?Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë?Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërru atë. Hiq dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes sa nuk është bërë vonë. Ktheju popullit, sepse po t’u kthy ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vet e mos lejo të të ndalin!