Ndërgjegjësim politik-Shkruan; Hisen Berisha, Deputet i PDK-së në Parlamentin e Kosovës
Kryeministri Kurti, protokolarisht e diplomatikisht po i fyen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shkak të psiko-egocentrizmit të tij, në takimin e ftuar nga Shkëlqesia e tij Ambasadori fuqiplotë i SHBA z. Hovenier, Kryeministri Kurti caktoi zëvendëskryeministret Emilia Rexhepi dhe Donika Shvarc, për të qenë pjesë e takimit në Ambasadën e SHBA në Prishtinë. Në protokollin diplomatik, kur në ambasada emërohen personalitete pa nivelin e pranueshëm akreditues, përbën fyerje dhe pason notë refuzuese. Edhe takimet në ambasada me theks të shteteve të fuqishme dhe partner strategjik, siç është kjo e SHBA, në takime duhet të marrin pjesë niveli i parë i lidershipit, e jo të dërgohen personalitete të nivelit të dytë apo të tretë.
Kjo ulje e nivelit të takimit tregon injorancën e Kryeqeveritarit, Albin Kurti. Por, kjo fatkeqësisht nuk mund ti faturohet mosdijes, as mos eksperiencës, por thjeshtë dhe vetëm qëllimit për dëmtim të raporteve Kosovë – SHBA, që janë jetike për ekzistencën dhe të ardhmen e vendit tonë.
Ndërkohë që Kryeministri në një prononcim për media, tha se “ky takim do të zhvillohet si pasojë e insistimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar” dhe përdori të njëjtin diskurs si atëherë kur e demonizoj përfaqësuesin e presidentit Trump, Ambasadorin Grenell.
Albin, populli pret që të krijoni miqësi e jo armiqësi. Ndaj mos na armiqëso me miq por pêrmbushi përgjegjësitë tua kushtetuese si kryeministër. Ke marr përgjegjësi dhe populli pret ta udhëhiqni e jo ta stërkeqni ketë vend. Populli po pret ti jepni lumturinë e premtuar e jo skamje e uri, me i dhënë zhvillim e jo dëshpërim.
Ti përmes votës e ke marr mbështetjen e popullit dhe jeni i thirrur ta ushtroni pushtetin, me udhëheq vendin e jo ta mashtroni e spekuloni me qytetaret.
Albin, mashtrimi i 14 Shkurtit ka mbaru dhe nuk do t’iu lejojmë të “ abdikoni” por do të ballafaqoheni me tërë dimensionin e qeverisjes. Ne si opozitë, nuk duam t’iu rrëzojmë por t’iu ballafaqojmë. Pra, ballafaqohu me problemet që ka Kosova dhe problemet që i ke krijuar.
Ti e shndërrove veriun e Kosovës në konflikt të ngrirë.
Ti i ndale investimet e huaja e publike.
Ti erdhe si shpresë e u bëre murtajë, e rrite emigrimin si të ishte eksod biblik. E shkatërrove shëndetësinë e arsimin, rrënove ekonominë e bujqësinë, e rrite korrupsionin e nepotizmin, po shkatërron administratën shtetërore dhe sistemin e sigurisë e mbrojtës. Prandaj Albin ballafaqohu sa nuk të është bërë vonë!/www.Qendrapress.com/