Nderohet Demaçi në përvjetorin e 7-të

Demaçi vlerë kombëtare, që nuk shuhet kurrë Sot u bënë 7-të vite nga ndarja prej jetës të Adem Demaçit.  Ai, nuk është vetëm fizikisht në mesin tonë, ngase veprat jetësore gjithëkombëtare, do të rrojnë për gjithë jetën’, thanë me këtë rast të pranishmit.

Në Velani pranë varrit të ikonës së veprimtarit Adem Demaçi, ish bashkëveprimtarë të shumtë, miq e familjarë, bënë homazhe dhe nderime.

Në mesin e atyre që vunë kurora lulesh e bënë nderime për figurën e Adem Demaçit, ishin edhe Kadri Kryeziu, bashkëveprimtar (ish kryetar i parë i KMDLNj-s në Prizren) e Bashkim Kajdomçaj, koordinator rajonal i KMDLNj-s në Prizren.

“Adem Demaçi është vlerë kombëtare që nuk shuhet kurrë, pos që ishte një humanist i përmasave globale’, ka thënë me këtë rast Kadri Kryeziu.

Në emër të familjes, djali Shqiptar Demaçi, ka falenderuar të pranishmit për kujdesin dhe vlerësimin ndaj figurës së prindit të tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Adem Demaçit !