Nderohet ikona e Prizrenit Prof.Dr, Yll Zajmi
Mbrëmë vonë ka ndërruar jetë ikona e qytetit të Prizrenit prof dr Yll Zajmi, ai u lindur në Krumë në vitin1934 ka studiuar Gjuhë Letërsi Shqiptare, ka punuar në Shkollën e Lartë pedagogjike e më vonë edhe në Fakultetin e Edukimit, në vitin 1975 ka mbrojtur magjistraturën kurse në vitin1984 ka mbrojtur titullin e doktorit të shkencës. Ai pos si profesor ishte edhe autor i shumë librave dhe padyshim se ishte njëra nga ikonat e nderuara të Prizrenit, Sot, Komuna e Prizrenit nën patronatin e kryetarit Shaqir Totaj, ka organizuar në mbledhje komemorative e ku më këtë rast për jetën dhe veprën profesorit folën shumë të pranishëm, Ne emër të kryetarit Totaj ka nderuar veprën e Prof Zajmit drejtori i kulturës Adem Morina, duke theksuar se profesor Zajmi mbetet njëra nga figurat e nderuara të këtij qyteti ka thënë ai
Derisa për jetën artistike të profesorit ka folur Kadri Skeja i cii evokoi disa kujtime të tija për punën e Profesorit Yll Zajmi në shoqërinë ‘’Agimi’’ e pastaj ndihmën që i ka dhënë ai kësaj shoqërie që nga themelimi .Drejtoresha e Bibliotekës Ndërkomunale Sadete Sadikaj tha se profesor Ylli ishte njëri nga bashkëpunëtorët më korrekt dhe ishte njëri ndër ata që na sugjeronte për të gjitha puën që i bënë ne si bibliotekë , i së fundi erdhe dhe na dhe shumë sqarime se si të vazhdojmë Tni pas ndërrimit të lokacionit. Kurse edhe në sferën e aktrimit e rikujtoi njëri nga anëtarët e klubit të Artistëve prizrenas Vëllaznim Bytyqi, duke rikujtuar edhe përgatitejen e parë artistike të Prizrenit në vite e hershme Kurse në emër të familjes falënderuan reja Arta Zajmi e me dhembje e lot ndër sy e rikujtoi vajza Drenusha Zajmi e cila ishte afër gjatë gjithë jetës së profesorit Yll Zajmi. Ajo th –‘’Sot, një pjesë e trupit dhe mendjes time shkojë bashkë me babin. Ai ishte jo vetëm i yni, por ishte i të gjithëve ,sepse diti të veprojë me kohë e ashtu siç ishte më së miri’’
Profesori, sot u varros me nderime të larta në varrezat e qytetit në Prizren, por ai Prizrenit do ti mungojë vetëm fizikisht sepse vepra dhe jeta e to do të jetojnë gjatë në këtë qytet, Kosovë e gjitha trojet shqiptare./Rtv’’Besa’’/