Ndërprerja e sërishme e seancës, Klinaku: Ne nuk lodhemi
Me vendim të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, seanca e sotme është ndërpritur sërish për një tjetër pauzë njëorëshe derisa në oborrin e Kuvendit veteranët po vazhdojnë protestën e tyre. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj pauze, Klinaku i OVL e UÇK-së ka thënë se veteranët nuk lodhen dhe kësisoj do të vazhdojnë të qëndrojnë në protestë, transmeton Reporteri.net.“Konjufca po mendon se po na lodhë me pauzë, por ne do të qëndrojmë”, ka thënë Klinaku. Ndërkaq, veteranët gjatë ditës së sotme kanë kërkuar vazhdimisht që të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti por ky i fundit ka thënë se takimi mes qeverisë dhe organizatave të dala nga lufta mund të bëhet nesër.