Ndërpriten kërkimet për mësuesin që dyshohet se u hodh nga Ura e Fshajtë në Gjakovë
Janë ndërprerë kërkimet për personin i cili dyshohet se gjatë ditës së djeshme është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.Nga Policia Rajonale e Gjakovës bëjnë të ditur se kërkimi u ndërpre shkaku i kushteve atmosferike“Pas vëzhgimit të terenit dhe në veçanti shtratit të lumit janë nderpre kerkimet, me arsyetim kushtet e pamundeshme të kërkimit nga uji dhe të reshurat atmosferike. Per vazhdimin e ketij operacioni do të njoftoheni”, thuhet në përgjigjen e tyre.Personi në fjalë është mësues rreth të 50-tave nga fshati Sapniq i Rahovecit dhe është vërejtur nga një kalimtar i rastit kur ka kërcyer nga ura.“Tani jemi në fazën e parë të hetimeve dhe nuk mund të japim detaje më shumë. Dyshohet se një person i lindur rreth vitit 1971/72 është vërejtur nga një kalimtar i rastit që ka kërcy. Veturën e ka parku afër rrugës e ka lënë një letër. Policia e ka këqyr vendin e ngjarjes”, ka thënë të hënën Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së Gjakovës