Ndërroi jetë shkrimtari Ramdan Musliu, por veprat e tij janë të pavdekshme në letërsi
Ikjen e shkrimtarit Ramadan Musliu e ndjejnë rëndë secili krijues në Kosovë ,sepse ai ishte një nga shkrimtarët e mëdhenj që ne jo rrallë e njohëm përmes Sabit Rrustemit Ramadan Musliu ishte poet, gazetar dhe studjues i lindur në Begunca të komunës Vitia si parashtrat kulturor më 31 maj 1954 dhe jetoi në Prishtinë Kosovë. Studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universiteti i Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare. Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët.botoi pesë libra me studime dhe kritikë letrare:
- 1990 – “Mbindërtimi poetik”, Prishtinë;
- 1998 – “Konfiguracione narrative”, Tiranë;
- 2005 – “Estetikja e dallueshme”, Prishtinë;
- 2010 – “Ekskurs në letërsinë për fëmijë”, Shkup;
- 2012 – “Tangjenta letrare”, Prishtinë;
- 1997 – “Vetëripërtëritja e totalitarizmit”, Tiranë, libër publicistik
Autor i pesë librave me poezi:
- 1981 “Parodia e trupiut”, Prishtinë;
- 1985 “Shqisa e gjashtë”, Prishtinë;
- 1987 “Pasqyra e të rrëfyerit”, Prishtinë,
- 1996 “Kënga e sibilave”, Tiranë,
- 2004 “Në zemrën e gjërave”, Prishtinë
Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, rumanisht, frëngjisht, serbisht, maqedonisht sllovenisht dhe është prezantuar në antologjinë e poezive ndërkombëtare për vitin 2010 dhe është fitues i disa çmimeve letrare.
Ai mbete një nga shkrimtarët më të respektuar të letërsisë në Kosovë/qendrapress.com/