Ndërron jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren
Ka ndërruar jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, Bashkim Beshi.
Ai ishte 52 vjeç. Beshi ishte edhe ish-futbollist i Lirisë së Prizrenit.
Bashkim Beshi ishte gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.
Beshi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, ndërsa është në vijim të studimeve postdiplomike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Në vitin 2014 e kreu provimin e jurisprudencës.
Beshi, deri në fillim të vitit 2011 ka qenë sekretar në klubin futbollistik “ Liria” në Prizren.
Nga shkurti i vitit 2011 e deri në muajin qershor të vitit 2017, ka punuar si referent i lartë në Gjykatën Themelore në Prizren, ndërsa më 31.07.2017 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren Artan Sejrani ka ngushëlluar familjen e gjyqtarit Bashkim Beshit, i cili vdiq sot në mëngjes.
“Jemi thellësisht të tronditur me lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, gjyqtarit të respektuar të Gjykatës Themelore në Prizren Bashkim Beshi”, thuhet në ngushëllimin e Serjanit.
“Më lejoni që në emrin tim si U.D Kryetar i gjykatës dhe në emër të gjithë stafit të Gjykatës Themelore në Prizren të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për ju si familje, për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e gjyqtarit Bashkim Beshi”.
“Gjyqtari Bashkim Beshi ishte shembulli më i mirë, i cili ka dëshmuar se si duhet shërbyer institucionit dhe vendit me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë”.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për gjyqtarin Bashkim Beshi