Ndërron jetë ish-kryetari Komunës së Mamushës, Arif Bütüç

                   Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Butuç.Lajmin për vdekjen e  ish kryetarit e kanë dhënë disa familjarë, derisa kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 28 maj.“Njoftim për të gjithë miqtë dhe të afërmit. Njoftojmë miqtë, të afërmit, bashkatdhetarët dhe dashamirët se sot daja im Arif Bütüç nderoi jetën. Varrimi bëhet me datë 28.05.23 në ora 16:30 në varrezat e fshatit në Mamushë”, thuhet në njoftimin e bërë nga të afërmit e tij. Bütüç kishte kandiduar edhe në zgjedhjet e fundit për kryetar të Mamushës./telegrafi