Ndërron jetë Ramiz T. Bytyqi, hero i UÇK-së dhe mjek i përkushtuar

Ka ndërruar jetë Ramiz T. Bytyqi nga fshati Kervasari, Komuna e Malishevës. Profesor Ismet Bytyqi njofton se i ndjeri ka punuar me përkushtim si anestezist në spitalin e Pejës, duke shërbyer me devotshmëri për pacientët dhe komunitetin.

Gjatë luftës së fundit, Ramizi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke bërë shtëpinë e tij spital ushtarak, ku u shëruan qindra civilë dhe ushtarë. Ai kreu mbi 50 operacione gjatë luftës dhe shumë ndërhyrje të tjera mjekësore, duke qëndruar gjithmonë në shërbim të popullatës dhe luftëtarëve të UÇK-së.

Lavdi për jetën dhe veprën e tij të përkushtuar!

Varrimi bëhet nesër në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Pejës.