Ndihma e vonuar është baras me hiq!!! Kjo vlen edhe në ekonomi.

0

   Ruzhdi Gashi avokat, se a do ta nxjerrë nga kriza ekonominë tani ligji për rimekëmbjen ekonomike i votuar në ndëgjimin e parë? Pohon;-‘’  Njeriu ka nevojë për gjak sa është në sallë të operacionit se, pastaj ai i jep gjak të tjerëve. Kosova, përveç problemeve të shumta politike, izolimin nga BE, ikjen e të rinjve nga vendi dhe përndjekjen e pjesëtarëve e komandantëve të UÇK, këtë vit është përballur edhe me pandeminë COVID-19 dhe pasojat e saj në ekonominë e vendit edhe ashtu të varfër. Kjo gjendje në Kosovë u rëndua edhe më shumë me papërgjegjësinë e klasës politike kosovare në sjelljen e saj përballë kësaj krize dhe vonesën e madhe në aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Kjo vonesë, i ka dëmtuar bizneset dhe punëtorët. E ka dëmtuar Kosovën dhe popullin e saj. Jemi mësuar të themi shpesh, pas të vonesave të mëdha se, “më mirë vonë se kurrë”, por kjo nuk vlenë çdo herë. Një njeri që është në sallë të operacionit ka nevojë për gjak gjatë operacionit e jo pasi të shërohet se, pastaj ai është në gjendje të jep gjak për të tjerët. Edhe te bizneset, ato kanë pasur nevojë në këtë gjendje të rëndë të izolimit se, kur të dalin prej saj, ato mund të ndihmojnë të tjerët, edhe shtetin. Kjo formë e të ndihmuarit, popullit dhe bizneset, aq më keq kur paratë rrinë në arkë, është krim. Krim në vete. Kjo është keq. Shumë keq. Për të ju kthyer pyetjes tuaj, kjo pako me këtë Ligj për Rimëkëmbje Ekonomike, mund të ndihmojë ekonominë kosovare dhe bizneset tona, vetëm nëse përcillen me masa shtesë që dyfishojnë ndihmat të cilat i kanë planifikuar në muajin Maj-Qershor. Tani kemi situatë tjetër. Firmat dhe njerëzit janë futur në obligime shumë të mëdha. Shumë punëtorë i kanë humbur vendet e punës të cilët nuk ka mundësi të ndihmohen me këtë pako të aprovuar. Tani ndihmat dhe përkrahja duhet të jetë shumë më e madhe dhe shumë dimensionale. Kjo situatë me pandeminë, ka treguar se, populli i Kosovës ende nuk guxon të mbështetet në forcën e shtetit. Duhet ende të vazhdojmë të mbajmë shpresë dhe të mbështetemi në forcat tona, qoftë për të duruar, qoftë për ta përballuar rimëkëmbjen me forca të veta. Jemi habitur, unë dhe shumë të tjerë se, si është e mundur që, në një shtet për të cilin kemi sakrifikuar shumë, të ekzistoj një udhëheqje, një klasë politike që, në një krizë të tmerrshme të izolimit total, pa punë dhe pa ilaçe, që për vete të mos e “prish tymin e duhanit”, të merr rrogat dhe benificionet e njëjta si në kohë normale, kurse popullin e vet, ata që e kanë votuar, t’i lenë në mëshirën e fatit. Kjo është tmerr. Kështu nuk bënë. Kjo sjellje e politikanëve kosovar, duhet të jetë mësim që, kurrë më të mos përsëritet në Kosovë, as që të zgjedhën të tillë as të sillen më me popullin ashtu siç janë sjellë deri më tani. Megjithatë, ne do të jetojmë, por me forcat tona.’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *