Ndihmohen 35 familje me material ndërtimor nga Zyra për komunitet dhe Kthim.

0

       sotSot,kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i bashkëshoqëruar edhe  nga  komisioni për Komunitete dhe Kthim dhe  kuvendarë  të  komunës  i bënë  vizitë punimeve dhe pranimit të  materialit ndërtimor  për 35 familje të komunitetit jo-shumicë, të cilët janë përfitues të projektit “Materiali Ndërtimor” nga Zyra për Komunitete dhe Kthim. Fillimisht kryetari dhe stafi i tij e vizituan një familje përfituese në Lubizhdë të  Prizrenit  ku kryetari pohoi se sot  po shohin  këtu  që tashmë po punohet dhe  Komuna përmes  zyrës së përmendur dhe  projektit  po ndihmon këto  familje në nevojë.Derisa  kuvendari Edis Alija,tha se këtij sot, jemi duke pa që po punohet dhe besojmë se gjatë  këtij dimri këto familje do të kenë kushte sa më të mire. Angazhimet janë  të  shpejta dhe besojmë se këto familje do të mbeten të kënaqura.Pastaj  është  vizitat në familje na Lagjen ‘’Kurilla’’ dhe  një në lagjen’’Terzi Mëhallë’’, ku kryetari tha se këtu jemi  në  dorëzimin e   materialit  për këtë  familje  dhe besojmë se  kjo  familje do të këtë një hapësirë më shumë për familjen e  vetë/Derisa përfituesi I këtij donacioni Lulëzim Meho e falënderon kryetarin dhe komunës për këtë ndihmë. Projekti  në fjalë  është projektet që kap lartësinë prej 88,mijë e 850 euro, Kurse  kanë përfituar  gjithsejtë 35  familje  e numri I aplikuesëve ka qenë rreth 70 aplikuesë 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *