NDIKIMI I RRJETEVE SOCIALE NË ASPEKTIN PSIKOLOGJIK TELEFONI “ORGAN” SHTESË! – Shkruan: Lule Alidema, psikologe klinike
Imagjinoni një ditë, apo një javë pa telefon, pa rrjete sociale…!
Përderisa ndoshta për shumicën, duke përfshirë edhe veten, besoj se do të ishte e pamundur të jetojmë pa këtë qasje.
Dyshoj se telefoni është bërë “organ” shtesë për njeriun!
Përderisa tashmë është krijuar kjo varësi, kjo pamundësi e të jetuarit pa telefon, pa rrrjete sociale, duket qartë efekti i ndikimit të rrrjeteve sociale në njeriun, do të thotë në aspektin psikologjik, d.m.th, kjo kohë tashmë mund të themi po aq sa e mirë po aq edhe jo e mirë, mbase sikur manipuloi me mendjen tonë, sfidon natyrën njerëzore duke krijuar varësi, distancë, tërheqje, mbyllje, zbehje të ndjenjave, manipulim emocional, pasivizim fizikë etj, thjeshtë ndryshim në çdo aspekt jete…
Dikur jetuam pa telefon, pa rrjete sociale, ishim më të qetë, më rehat, më aktiv në aspektin fizikë, kishim kohën e mjaftueshme për gjithçka etj.
Por në anën tjeter ishim shumë më të ngadalshëm në jetë, më të painformuar për shumë aspekte.
Me një fjalë sikur rrjetet sociale po e shpejtojnë edhe ritmin e jetës, sikur na minimizojnë kohën tonë…
Sidoçoftë avancimi i teknologjisë ky është, njeriu e krijoi për njeriun, sigurisht pas çdo dobie duhet pajtuar se fshehen prapa edhe dëmet, dhe anasjelltas.
Përderisa tashmë mund të jemi në hap me zhvillimet në gjithë botën, padyshim se ritmi i jetës shpejtohet, kemi mundësinë e shpejtëinformimit për secilin aspekt jete!
Para se të egzistonte kjo qasje dyshoj se ishte botë e mbyllur brenda kufijve të caktuar, sigurisht se informacionet ishin të pakta, nuk kishte sikur sot bombardim informacionesh, që shumë shpesh njeriun e dërgojnë në konfuzione, pakjartësi me veten dhe rrethin.
Egziston pamundësia ti përpunoj njeriu në mendjen e vet, andaj edhe dobësohet cilësia e informacioneve, por në anën tjetër sado pak të mund t’i përpunoj, ai do të zhvillohet në shumë aspekte dijesh, pra të mësohet, ndryshohet etj.
Sigurisht se rrjetet sociale kanë shumë anë pozitive, por dukshëm dallohen edhe anët negative, ngase rrjetet sociale lidhen direkt me nevojat e njeriut.
Sigurisht se tashmë teknologjia bëri të mundur që shumë punë të janë më të lehta për njeriun, më të shpejta, që për njeriun janë përfitim në shumë forma…!
Rrjetet sociale aq sa mundësojnë të jemi afër, aq edhe larg në raport njeri-njeri, sepse po rrisin distancën fizike mes njerëzve.
Dyshoj se miku më i afërt na është bërë telefoni, rrjetet sociale, në fakt dyshoj “ikje nga realiteti”.
Me raste të “të shpiejn afër atij larg, e të largon me atë që ke afër ”.
Mendoj se rrjetet sociale lidhen me nevojat cilat njeriu gjithmonë priret apo ka të nevojshme t’i përmbush, e që këto nevoja tashmë mund ti përmbush më shpejt dhe më lehtë përmes rrjeteve sociale.
Duke qene se thuaja çdo nevojë përmbushet përmes rrjeteve sociale, atëher dyshoj se disa nga nevojat cilat i përmbush sikur i dëmton nga një anë…
Psh, me një telefonatë ne mund të përmbushim një nevojë takimi me familjarë në një moment të caktuar, por kjo përmbushje duke qënë e plotësuar deri diku e zbehë në një masë nevojën për takime fizike mes njerëve, kuptohet aty ku është e mundur.
Në anën tjetër ku nuk egziston mundësia e takimit fizikë për arësye të ndryshme apo distancës, ky plotësim nevoje e zbutë në një formë një mungesë.
Siç ceket më lartë duke pasur mundësinë e plotësimit të nevojave deri diku tërheqemi edhe nga takimi fizikë, futemi në një botë më pasive.
Ky pasivizim dita ditës vjen duke u rritur me ç’rast edhe distanca fizike rritet, e për pasojë vjen edhe zbehja ndjenjore, emocionale.
Kot nuk thuhet “larg syve larg zemrës”.
Njeriu priret të arrijë synimin gjithmonë në formën dhe mënyrën më të lehtë, pra gjithmonë i leverdisë të zgjedhë rrugën me të shkurtër deri tek caku, synimi apo plotësimi i nevojës…
Fatmirësisht, po edhe fatkeqësisht këtë e arrinë në çast përmes rrjeteve sociale, por gjithmonë duhet ditur se në një rrugë të shkurtër mund të ketë edhe pasoja.
Fuqia e rrjeteve sociale është të krijoj varësi, sepse njeriu din se në rrjetet sociale i gjen gjitha informacionet aty, plotëson në mënyrë të shpejtë egon e vet.
Sigurisht se rrjetet sociale prekin aq thellë anën psikologjike të njeriut sa që tashmë është bërë thuaja “organ” shtesë për njeriun.
Këshilla ime; çdo ndryshim që i bëhet njeriut në jetë dihet se sjellë knaqësi po edhe paknaqësi, prap diçka ose të jep ose të merr, njejt sikur rrjetet sociale shumëçka na japin po edhe shumëçka na marrin, po fundja rrjetet sociale i shpiku njeriu për njeriun, në interes të njeriut, që ti lehtësoj jetën, të jetë në hap me jetën, por jo të manipulojnë me natyrën e mendjes së njeriut.
Fatkeqësisht rrjetet sociale kanë po atë fuqi sa që edhe këtë manipulim arrijnë tek njeriu!
Arritjet, shpikjet dosido avancuan dhe do të avancojnë krahas viteve, por sado avancime, shpikje të bëhen mundohu, mos lejo që realiteti njerëzor, ndjenja natyrale të shëndrrohet në ndjenjë artificiale, virtuale!