Në 24 orëshin e fundit dhe 181 raste me COVID-19 në Prizren vetëm 2 raste

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar 181 raste të reja me Coronavirus.

Lajm i keq është fakti se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur tetë vdekje nga COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, njofton Insajderi.com/

Numri i të shëruarve gjatë ditës së fundit është 136 raste. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë. /Insajderi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *