Në 24-orët e fundit nga coronavirusi janë konfirmuar 561 raste të reja.
IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1357 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 561 raste pozitive.
Kryeqyteti vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve pozitive me coronavirus, gjithsej 269.
Pastaj në Podujevë 54 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 30 raste.
Fushë-Kosovë 20 raste, Gjilan 20 raste, Lipjan 20 raste, Viti 20 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Kamenicë 11 raste, Malishevë 9 raste.
Shtime 8 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Skenderaj 5 raste.
Graçanicë 4 raste, Novobërdë 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Gjakovë dhe Kllokot.
IKSHPK njofton se raste aktive janë 12 mijë e 253, ndërsa ka lutur qytetarët të respektojnë masat mbrojtsë ndaj virusit.