NË 24 VJETORIN E BETEJËS SË UÇK-së NË FSH. BUÇE TË OPOJËS!-Shkruan;Zafir Berisha/ish komandat i UÇK-së/

Me 28 korrik 1998, duke u kthyer nga Shqipëria, një grup prej 63 luftetarëve që kishin qenë për armatim, bie në pritë të forcave serbe ku në luftimet e ashpra që u zhvilluan në fshatin Buçe dhe mbi fshatin Brezne , bien heroikisht dy luftëtarët e UÇK-së, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj.  Në mesin e humbjeve nga armiku, në betejën e fsh. Buçe, la kockat oficeri i lartë i ushtris serbe Deliq, si dhe u plagasë rënd kryemilici i policisë së Serbisë në komunën e Dragashit!

Rënia në krye të detyrës së dy luftetarëve trima të UÇK-së si dhe plagosja e 4 të tjerëve, për ne ishte një humbje e madhe, sepse humbëm dy ushtarët trima, të cilët ishin në krye të detyrës për furnizimin e ushtarëve të UÇK-së me armatim nga Shqipëria.

Nexhati ishte nga ata mërgimtar që e kishte lënë Zvicrën dhe kishte ardhë për me luftu për lirinë e vendit , derisa familjen e kishte lënë atje, kurse Beamiri ishte nga ata djemë të ri nga Zhuri i cili kishte ardhë vullnetar në UÇK, dhe ishte me mision në njësinë për furnizim me armatim.

Rënia e këtyre dy trimave rdhe pse ishte humbje e madhe për ne, lufta dhe furnizimi me armë ka vazhduar …

Në nxjerrjen e ushtarëve nga rrethimi dhe të plagosurve në Buçe dhe në malet e Breznes, u shkojmë në ndihmë me një pjesë të kompanisë së fshatit Kushtrim dhe Poslisht mbasi ishte pozicionim më i afërt i UÇK-së me fushëbetejën nga ku i terhekëm ushtarë e plagosur Sami Berisha nga Lezi, Albrim Krasniqi nga Vlashnja, Shasivar Ajazaj nga Zhuri, derisa Ismet Zymberi nga Tusuzi ndimohet nga djemt e Zhurit.

Në këtë aksion kanë qenë edhe Policia Ushtarke me Salajdin Berisha në krye, si dhe Ekrem Rexha-komandant Drini, i cili pas ofensivës së 16 korrikut të vitit 1998 ishte vendosur në Shtabin Lokal të UÇK-së në Vërri dhe kishte detyrën e shefit të operativës së shtabit, i cili ishte edhe pjes e operacionit për nxjerrjen e dy kufomave të dëshmorëve në luftimet e Buçes dhe Breznes dhe të plagosurve, ku ishte edhe një pjesë e komandës së Shtabit Lokal dhe një pjesë e Batalionit të Parë dhe Dytë si dhe komplet Policia Ushtarake si dhe Xhevat Berisha kom. ZKZ i shoqëruar nga luftetar e Vërmicës dhe Zhurit, që u angazhuan për tërheqjen e kufomës së luftetarit Nexhat Fanaj nga fushëbeteja.

Vlen të theksohet kontributi i madhë i banorve të këtyre dy fshtarve ( Buçe dhe Brezne) për t’i dalë në ndihmë luftëtarëve të lirisë dhe të plagosurve në këtë betejë.

Lufta për lirinë e Kosovës vazhdoj me shumë beteja kundër okupatorit serb deri me 12.06.1999 ku përfundimisht iu dha fund sundimit sllav në tokat tona!

Zafa