NË 25 VJETORIN E BETEJËS SË UÇK-së NË FSH. BUÇE TË OPOJËS!-Shkruan; Zafir BERISHA
Me 28 korrik 1998, duke u kthyer nga Shqipëria, një grup prej 63 luftëtarëve që kishin qenë për armatim, bien në pritë të forcave serbe.
Në luftimet e ashpra e luftëtarëve të UÇK-së me forcat e okupatorit serbë, që u zhvilluan në fshatin Buçe dhe mbi fshatin Brezne , bien heroikisht dy luftëtarët e UÇK-së, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj.
Në mesin e humbjeve nga armiku, në betejën e fsh. Buçe, la kockat oficeri i lartë i ushtrisë serbe Deliq, si dhe u plagosë rënd kryemilici i policisë së Serbisë në komunën e Dragashit!
Rënia në krye të detyrës së dy luftëtarëve trima të UÇK-së si dhe plagosja e 4 të tjerëve, për ne ishte një humbje e madhe, sepse humbëm dy ushtarët trima, të cilët ishin në krye të detyrës për furnizimin e ushtarëve të UÇK-së me armatim nga Shqipëria.
Nexhati ishte nga ata mërgimtar që e kishte lënë Zvicrën dhe kishte ardhë për me luftu për lirinë e vendit , derisa familjen e kishte lënë atje, kurse Beamiri ishte nga ata djema të ri nga Zhuri i cili kishte ardhë vullnetar në UÇK, dhe ishte me mision në njësinë për furnizim me armatim.
Rënia e këtyre dy trimave rdhe pse ishte humbje e madhe për ne, lufta dhe furnizimi me armë ka vazhduar …
Në nxjerrjen e ushtarëve nga rrethimi dhe të plagosurve në Buçe dhe në malet e Breznes, u shkojmë në ndihmë me një pjesë të kompanisë së fshatit Billushë-Kushtrim dhe Poslisht mbasi ishte pozicionim më i afërt i UÇK-së me fushëbetejën nga ku i tërhoqëm ushtarë e plagosur Sami Berisha nga Lezi, Albrim Krasniqi nga Vlashnja, Shasivar Ajazaj nga Zhuri, derisa Ismet Zymberi nga Tusuzi ndimohet nga djemt e Zhurit.
Në këtë aksion kanë qenë edhe Policia Ushtarke me Salajdin Berisha në krye, si dhe Ekrem Rexha-komandant Drini, të cilët ishin edhe pjesë e operacionit për nxjerrjen e dy kufomave të dëshmorëve në luftimet e Buçes dhe Breznes dhe të plagosurve, ku ishte edhe një pjesë e komandës së Shtabit Lokal dhe një pjesë e Batalionit të Parë dhe Dytë si dhe komplet Policia Ushtarake si dhe Xhevat Berisha kom. ZKZ i shoqëruar nga luftetar e Vërmicës dhe Zhurit, që u angazhuan për tërheqjen e kufomës së luftëtarit Nexhat Fanaj nga fushëbeteja.
Vlen të theksohet kontributi i madh i banorëve të këtyre dy fshatarëve ( Buçe dhe Brezne) për t’i dalë në ndihmë luftëtarëve të lirisë dhe të plagosurve në këtë betejë.
Lufta për lirinë e Kosovës vazhdoj me shumë beteja kundër okupatorit serb deri me 12.06.1999 ku përfundimisht iu dha fund sundimit sllav në tokat tona!
/www.qendrapress.com/