Në aksidentin në Kamenicë humbi jetën një 10-vjeçar

Linor Bajrami është 10-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Novosellë të Kamenicës të dielën e 5 tetorit. Kështu u bë e ditur nga familjarët e viktimës. “Miq e dashamir ju njoftojmë që sot më 5 Tetor ndërroi jetë në një aksident më i dashuri jonë, Linor Bardhyl Bajrami në moshën 10 vjeçare , për kohën e datën rreth varrimit ju njoftojmë!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.Klankosova.tv merr vesh nga burimet e saja se i dyshuari që shkaktoi aksidentin është po ashtu i mitur, derisa Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njoftoi se i njëjti është arrestuar, derisa edhe persona të tjerë kanë pësuar lëndime.