Në Apel mbrojtja kërkon lirimin e Mustafës nga akuzat, rigjykim ose ulje të dënimeve

Në njoftimin për apel drejtuar gjykatës së shkallës së dytë, mbrojtja e Salih Mustafës, ka kërkuar prishjen e dënimeve për pikat 1, 3 dhe 4 dhe zëvendësimin e tyre me lirime për secilën pikë, ose një urdhër për kthimin e çështjes te trupi gjykues apo nëse vërtetohen një/të gjitha dënimet, ulje dënimi.

Ndryshe, më 16 dhjetor 2022, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, e kanë shpallur fajtor Salih Mustafën për krime lufte, duke e dënuar me 26 vjet burgim.

Në njoftimin për apel, mbrojtja ka listuar të gjitha gabimet që pretendon se i ka bërë trupi gjykues i shkallës së parë. https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=99555901&v=2.1&guid=0dbc5f30942f4b8391854f707f03d684e1c70f6f23874739bc8ab3c8dc412a3a

Ndër të tjera, thuhet se lidhur me politikën e dënimit të aplikuar në këtë rast, Paneli ka refuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë zbatimin e njërit prej parimeve më të qëndrueshme të ligjit penal të botës perëndimore – parimit të lex mitior.

Trupi gjykues sipas mbrojtjes nuk e ka zbatuar dhe/ose gabimisht/zbatuar parimin lex mitior, duke shkelur kështu të drejtat kushtetuese të ankuesit.

“Trupi gjykues ka gabuar në zbatimin e nenit 44 të ligjit, duke çuar në shkeljen e garancive kushtetuese nga neni 33 (2) të Kushtetutës së Kosovës; Trupi gjykues gaboi duke e interpretuar dispozitën e nenit 44 të ligjit në mënyrë të tillë duke injoruar natyrën e saj antikushtetuese në kundërshtim me nenin 33 (2) të Kushtetutës. Për këtë, mbrojtja propozon që Gjykata e Apelit t’i referohet për vlerësim kushtetues, nën kontrollin rastësor të kushtetutshmërisë, siç përcaktohet në nenin 113.8 të Kushtetutës së Kosovës, dispozitat e nenit 44 të Ligjit”, thuhet në njoftimin për apel.

Po ashtu, thuhet se trupi gjykues ka gabuar duke mos marrë parasysh në çdo rast praktikën e përgjithshme të dënimit të ish-Jugosllavisë në kohën e kryerjes së dënimit (jo vetëm dispozitat e KKSFJ-së) dhe duke mos dhënë arsye për largimin nga dispozitat e KPRSFJ-së dhe nga praktika e përgjithshme e dënimit të ish-Jugosllavisë në kohën e kryerjes.

Gjithashtu, theksohet se trupi gjykues bëri gabim duke mos marrë parasysh gamën e dënimeve të shqiptuara ndaj personave të dënuar për vepra të ngjashme në gjykatat/tribunalet tjera të Kosovës dhe ndërkombëtare.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Salih Mustafa akuzohej në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt, raporton betimiperdrejtesi.