Në aspektin politik vendimin e shoh si përpjekje e vënies nën diktat institucionet e pavarura e në këtë rast KQZ- Shkruan ;Arben Rashkaj, poet e veteran i UÇK-së

0

Ndajë opinionin me shumicë e vlerësimeve të profesionistëve dhe njohësve të Kushtetutës dhe Kushtetutshmërisë në Kosovë. Prof. Enver Hasani u prononcua si njohësi ndër më kompetentet, i cili edhe ka drejtuar Gjykatën Kushtetuese dhe sigurisht jam në këtë linjë interpretimi kushtetues të vendimit të presidentes për shkarkimin e Kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor. Ndërsa në aspektin politik vendimin e shoh si përpjekje e vënies nën diktat institucionet e pavarura e në këtë rast KQZ mu në prag të zgjedhjeve Lokale, çka më bënë të dyshoj shumë që procesi do të jetë i drejtë, fer, demokratik dhe i ndershëm. Përveç kësaj e shoh edhe si skenar i tërheqjes së vëmendjes të opinionit publik në këtë temë duke zbutur kështu përqendrimin e tij tek temat imediate sociale dhe tema e dialogut me Serbinë. Skenar të tillë tregojnë tendencën e pushtetit për ta drejtuar shtetin pa pengesa dhe duke manipuluar në emër të çkapjes siç thonë Vv. Dhe krejt në fund e vlerësoj si një hakmarrje politike, veprime që mund të shkaktojnë destabilitet politik në vend i cili nuk na duhet fare…/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *