Në çaste festive me ;Qazim THAÇI

0

Qazim THAÇI

—————–

Amanetin e bënë pavdekësi gjaku juaj Komandant

—————————————————-

Plotë 23  vite  po kërkojë zjarrin në male.

Po kërkojë besën e mbajtur në legjendë.

Kur Diogjeni ma ndezë dritën në errësirë.

Pyesë Bacën Hamzë, a mund të vdesin legjendat?

Plotë 23 vite mas krenarin me malet  e atdheut.

Mas trimërinë me gjakun  e lirisë ndër brezni.

A ka gjë më të mrekulluar se  te kesh pavdekësi.

Kur Legjenda Adem Jashari,bëhet hyjni.

Plotë 23 vite në hirin e librave të djegur.

Lexojë madhështinë për atdhe e për liri.

Prekazi me themele besë legjende si flijim,

Prometeu e ndez mitin e Zeusit në Arbëri.

Plotë 23 vite komandant të përkulemi.

Për madhështinë që i dhe kësaj toke.

Kur zërin e Kosovës e bëre amanet.

Të së ardhmes dhe legjendë të pavdekësisë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *