Ne dhe auto-shovinizmi ynë ! A na mungon kritika konstruktive? –Shkruan;Besnik Dauti

                     Sa jemi autokritikè ( pos meje !) ? – Pse qytetari i rëndomtë ( pos meje !)nuk i beson forcës së vetë ?! – Kush e krijon narrativin që : “krejt janë të njëjtëve ( pos meje siç) dhe asgjë nuk mund të ndryshojnë  për të mirë” ?! – Çfarë na dallon nga popujt tjerë tè Evropës dhe pse duhet tè jemi mè krenar ?! ” Shqiptari nuk din me e majtë shtetin” , ” mos paq punè me shqiptarèt” ,” ne këqyrim veç si me vjedh , ” nuk del gjë prej nesh” … janë këto vetëm disa prej ” konstatimeve” ,” vlerësimeve” plot e përplot urrejtje, pezëm nèper rrjete sociale ,portale dhe biseda shoqërore. Po të lexonte një i huaj te gjitha këto, pa dyshim që, do të mendonte mirë a duhet fare, të kontaktojë apo të ketë punë me një shqiptar. Këto paragjykime ,me shumë sukses ( me herët) kanë imponua opinionit botëror Ilija Garashanini,Jovanovici,Vasa Çubrilovici …,e sot vazhdojnë : Vullini, Dragosllav Bokani,Drecuni, Papovici … Edhe pse ,këto vlerësime -epitete( për nevoja të një strategjie politike), kane qene raciste dhe tejet subjektive ,megjithatë kanë pasur efekt nè opinionin publik atëherë, por edhe sot ,diku diku ,ndihet. Dallimi në mesë të asaj strategjie dhe një narrativi që po e krijojmë sot ,para se gjithash , Vet ne- Për ne, është shumëfish i dëmshëm dhe mund të ketë pasoja fatale. Nesër në vazhdim : Cila është e vërteta dhe pse duhet tè krenohemi ( edhe përkundër shumè gabimeve dhe subjektiviteteve)/qendrapress.com/