Në Ditën Botërore të Poezisë me poetin;Arben Rashkaj

0

TA GJEJMË NJERIUN

——————————

Puthmë qiell

Të gjitha imazhet mi puth

Drejto ecjen time të ngarkuar

Mbi këtë gjeografi madhështore

Krenarinë ma ledhato

Më shtrëngo fort më mbështill

Mposhtma arrogancën njerëzore

Më shëro

Rri pranë që të mbështetem

Në luftën për jetën

Për këngën e saj të dlirë

Brenda kësaj harmonie kaotike

Të kohës së njeriut

Ai një humbëtirë

Më puth mbi të gjitha vuajtjet

Si ushujza po ma thithin njeriun

Në thellësinë e qenjes time

Që kërkon të ndriçohet

Dhe ruhet si suvenir

Një relikë e harruar e perenduar

Nga çasti madhështor

Në atë betejë për jetën

Të fundin legjendar

Dhe qetësinë tronditëse

Që u bë simfoni e heshtjes

Më puth si herën e parë

Që të ngjallet njeriu

Kjo qenje e çuditshme(lëndueshme)

Për të cilën kam nevojë

Edhe për një lojë

Të flas me të për atë rrugë

Për busullën e ngjalljes

Edhe për dashurinë

Që i jep kuptim përtej puthjes

Prandaj më puth

Më përqafo e më lëvizë

Nga do që duhet të shkoj

Sëpaku kam njeriun

Sytë që mi kujtojnë

Pamjet e magjepsura mivjeqare

Të qëllimit sublim

Kur ti ngrite në tokë

Një si zot

Që të ngjanë si hije

Si buzëqeshje hynore

Mbi male mbi dete

Brenda gjithçkaje të bukur

Më puth të lutëm

Që ta gjejmë njeriun

Arben Rashkaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *