Në Ditën Botërore të Poezisë me poetin;Sabit Rrustemi

0

VJERSHA E PRANVERËS

—————————————–

Streha ime e vajit të parë

lëkurë e blertë fëmijërie

nuk çmallem prej një fotografie

Kësaj stine që po vjen

tjetër gjë s’ dua

sall mbi këtë qilim bari

të rrokullisem tatëpjetës

deri te Kumbllat Truç

Herë gjerë e gjatë

herë fullumuç

si dikur…

Aromën tënde ta nuhas

prej dëshirës

deri n’ kupë t’qiellit të bërtas

Le të ndijë kush të dojë

edhe ajo Zanë maleve të pashkelura

ajo Dafinë e lugjeve të pafjetura

apo ajo Hanë e qiejve të largët

Kot shkarravita nëpër letra

dherave tua fjalë mbolla

dhe degëve nëpër lulemolla

Disa m’i lagu shiu

dimri disa m’i ngriu

e shumë do të tjera i barti era

si përhera

Hapësirës sate të dashur

mot për mot

vjershën më të bukur

po e shkruan Pranvera

Dhe unë fare s’e xhelozoj

( 20 mars 2013 – 20 Mars 2021 )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *