Në ditën botërore të poezisë,me poeten;Ganimete Jakupi Demiri

0

E DUA POEZINË

__________________________

E dua poezinë në shpirt e ndiej,

Me të flas, qaj e qeshë – si artiste në skenë,

Edhe natën kur të gjithë bëjnë gjumë,

Unë poezinë e shkruaj si lum.

Poezia të jep frymëzim për jetë,

Këtë e ndien, e kupton secili poetë,

Poezia të bën për vete,

Si eliksir shpirti çdo gjë e shkruan në letër.

E dua poezinë si zogu lirinë,

Në çdo vend të botës vargjet dua të arrijnë,

Të jap mesazhe paqeje e dashuri për njerëzinë,

Të mos ketë asnjëherë kufij për letërsinë.

Urime Dita e Poezisë!

Për ju që shkruani me pasion çdo ditë,

Poezia e juaj qoftë udhërrëfyesja më e mirë,

Për lexuesit që shfletojnë letërsi!

Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *