Në ditën e 16-të të grevës përkeqësohet gjendja e infermierit Duraku, dërgohet në Emergjencë
Infermieri Enlirat Duraku është shtrirë në Klinikën Emergjente për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, për shkak të grevës së urisë. Ai ka hyrë në ditën e 16-të të grevës.
Infermieri ka hyrë në grevë në shenj proteste për plotësimin e kërkesave të tij për rritjen e pagesës së ndërrimit të natës nga 18 në 36 euro, pagesën e orëve shtesë dhe vikendeve si dhe pagesën për rrezikshmëri.
Duraku është i infektuar edhe me koronavirus, shkruan Gazeta Shneta.
Ai është kryeinfermier i njësisë Covid në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK.