Në ditën e dytë të Parlamentit rural organizuar në Prevallë të Prizrenit, kryetari Totaj fletë për zhvillimin e bujqësisë
Në mjediset e e restorantit ‘’Sharri’’ në Prevallë pas mbajtjes së parlamentit të parë rural është organizuar paralamenti i dytë i radhës rural për të vazhduar përfaqësimin e platformës avokuese, lotuese dhe ndërtimin e kapaciteteve si dhe rrjetëzimin e organizata që veprojnë në zona rurale, Ku qëllimi kryesor i këtij parlament është evokimi për zhvillim rural në Kosovë dhe reflektimi i politikave lokale qendrore dhe rajonale. Në ditën e dytë të këtij eventi mori pjesë edhe kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, i cili ka folur lidhur me këtë takim tha se zhvillimi rural është element i rëndësishëm duke marrë parasysh për zhvillimin këtij sektori , Bujqësia është në prioritet, ne kemi kapacitete dhe nuk kemi arritur të shfrytëzojmë por në mandatin tim besojë se do të arrijmë të shtojmë sferën e interesit , Ne kemi ndarë mbi 1 milion euro, kurse vitin që vije do ët shtojmë investimet tona. Por Bujqësisë janë përgjegjësi për zhvillimin rural janë dy kjo e bujqësisë dhe ajo e turizmit dhe zhvillimit ekonomik. Por, kemi edhe drejtori tjera që lidhen direkt apo indirekt japin kontribut, Komuna e Prizrenit ka mbi 63 mije hektar, të cilat edhe i shfrytëzohen në interes të qytetarëve .Ai pastaj raportoi për zhvillimet që shfrytëzohen nga banorët e Prizrenit.
Pastaj vazhdoi Afrim Sharku, drejtor ekzekutiv nga rrjeti i organizatave për Zhvillimin Rural të Kosovës e ku ishin edhe Samir Memedov zyrtar i programit për mjedis , e ndryshime klimatike dhe
Ai me këtë rast ka folur për rolin dhe rëndësinë e që ka ky parlament dhe manifeston e paralementit rural ku tha se duhet të bazohemi të gjithë për zhvillimin rural. /qendrapress.com/