Në ditën ndërkombëtare të poezisë me poeten:Mimoza Gjetaj

0

PRES…

—————-

Një pjesë e historisë mungon ende

Përpara se të vijë mbrëmja

Dua t’i marrë një pjesë ditës

Të mund të të dhuroj pak dritë shpirti…

Edhe pse sot jam e lodhur

Dua të ndalem këtu para se muzgu

Të na i mbulojë buzëqeshjet

Me pelerinën e territ…

Tej bregut të qetësisë

Ndjej zhurmat e sirenave

Që si të tërbuara

Torturojnë trurin tim

Nuk e di…nuk e di si mund t’i duroj

Mes mijëra arsyeve kërkoj heshtjen

E shikimeve që bie si shi midis nesh

Si një vetëtimë në mes stuhisë

Buzëqeshja shpërthen si një dritë e fortë

Si një mjegull gri mbulon shtegun e ballit

Që e mbështes rreth shpirtit tim…

Pritjes që s’më lë pres një sinjal

Përgjatë detit të agjentët

Të engjëllit të ëndrrave të mia…

Pres që çdo gjë të ndryshojë

Ëndrra me shpresa të reja pres

Pritja nuk do jetë e përhershme

Ndërkohë kërkoj paqe dhe qetësi

Të mos mbesim peng i ëndrrave

Derisa shikimi yt kryqëzohet me heshtjen time…

Pres…

T’i mundim të gjitha largësitë

Me përkushtimin për hyjnoren…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *