Në Durrës kapet peshkaqeni i rrezikshëm 6.5 metra i gjatë

0

                        Një peshkaqen i madh është kapur në thellësitë e detit Adriatik, përballë grykëderdhjes së lumit Buna. Peshkaqeni i rrezikshëm është kapur nga peshkatarët durrsakë në anijen Geraldo. Kapiteni Kapllan Rama për rastin në fjalë tha se ka 40 vjet në det dhe kjo është hera e 5 që kap peshkaqen.“Pasi ngritëm tratat me vinç pamë që kishte rënë një peshkaqen tepër i rrezikshëm. Me kujdesin më të madh e hipëm në kuvertë. Kjo nuk është zotësia ime, është shansi që bie në tratat fundore”, u shpreh kapiteni Rama.Peshkaqeni peshonte 650 kilogramë dhe ishte rreth 6.5 metra i gjatë. Peshkaqeni u kap në thellësinë 155 metra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *