Në dy vjetorin e arrestimit të Thaçit, djali i tij bën postimin prekës 
Dy vite që nga dorëheqja e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, pasi i’u konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.Në vazhdën e arrestimeve të ish-krerëve të UÇK-së në atë kohë, të fundit që i’u konfirmua aktakuza për nga pozitat e larta politike, ishin Hashim Thaçi bashkë me Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Në dy vjetorin e arrestimit të tij, djali i ish-presidentit Endrit Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, përkujton përshendetjen e fundit të ish-krerit të UÇK-së, Hashim Thaçi. “Kjo nuk është lamtumirë, por është vetëm mirupafshim”, ka shkruar Thaçi krahas fotografisë.