Në fillim të dialogut Vuçiç duhet të rikujtojë aktin e Vili Brandit të gjunjëzohet para viktimave kosovare.-Shkruan;Salih Çoçaj

0

Tani pas paralajmërimit të fillimit të dialogut, shqiptaro –serbë, e Gjithë Kosovë e besojë edhe bota demokratike duhet të ia kushtëzojë Vuçiçit  aktin e  Vili Brandit kur ai në shenjë të kërkim faljes përkulet para viktimave të fashizmit. Për të qenë vetëm pak më i saktë Brandi, kërkon falje gjunjëzohet për fashizmin edhe pse ai nuk ishte  as pjesëmarrës i asaj lufte, kurse Vuçiç  tani është lejuar na kjo botë e kjo Evropë të dialogojë  e të flas  e besa edhe të kërcënojë më ri luftim , kur ai ishte njëri nga kontribuuesit e masakrave ndaj popullit të pafajshëm kosovarë . Prandaj, apelojmë tek SHBA –te, të BE tek Evropa që  mos të përdorin kute të ndryshme po duhet të  detyrohet presidenti serb Vuçiç të përulet në:Prekaz.Reçak, Poklek, Mejë, Krushë të Madhe  e Krushë të Vogël, në të gjithë masakrat e që janë me qindra në Kosovë. Pa u përkulur para viktimave  e të atyre të vrarëve  civil është turp për Evropën të kërkojë  pajtim e presedenti   serbë Vuçiç të jetë pjesë e këtij dialogu.. duhet të jetë i përkulur, sepse ndryshe ska si të flitet për  një barazi pajtimi. Kur këtë veprim pesë dekada më vonë e bëri udhëheqja gjermane, tani e ka radhën personalisht zonja Merkel ta detyrojë Vuçiçin për një veprim të këtillë. Kjo do të ishte ajo që më së paku i duhet të bëjë Serbia. Besojmë se këtë apel do ta bëjnë moto për dialogun së pari bota e pastaj edhe Kosova e viktimizuar…./qendrapress.com/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *