Në fundjavë pritet të mbajë mot i ftohtë dhe me borë

0

Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në fushat barike kemi rënie ashtu si dhe në ato termike.Kjo situatë e krijuar dhe e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me fjolla bore, kryesisht të shtunën.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *