Në gjendje të mjerë qështë gastromia, kur tash veç fillon të keqësohet koha
Msc .Fejsal Hoti ekonomist, lidhur me masat e pritura nga Qeveria e Kosovës që mblidhet sot, se a duhet të merrë vendim për lehtësimin e masave?pohon :-“Qeveria e Kosovës në bashkpunim me instutucione përkatese duhet ta analizoj mirë situaten ekonomike, sidomos atë të veprimtarisë hoteliere, dhe atë shëruese e rekreative që të ju lehtësoj ushtrimin e biznesit të tyre. Në gjendje të mjerë qështë gastromia, kur tash veç fillon të keqësohet koha , ku nevojitet që këto biznese duhet ti sherbejnë klientelën e vet edhe nëper hapësira të brendshme.
Nevojë e domosdoshme është edhe hapja e banjave shëruese private (banja e Pejës dhe Kllokotit)për qytetarë tanë që kanë nevojë ti vizitojnë ato.Natyrisht që në kuadër të masave lehtësuese nga ana e Qeverisë të përfshihen edhe veprimtaritë tjera biznesore.Çdo vendim qeveritar duhet të mirret me kujdes të shtuar në krijimin e parakushteve për siguri maksimale”/qendrapress.com/.