Në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK), në Hagë, në seancën e së premtes, është diskutuar propozimi i mbrojtjes së Thaçit për pyetjet që lidhen me krimet e serbëve.Derisa ishte duke u diskutuar në lidhje me këtë diskutim, i njëjti ka mbetur pa u sqaruar për publikun, pasi që nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), është vendosur që pjesa tjetër e diskutimit të jetë me përmbajtje të redaktuar për të kaluar më pas në seancë private.‘‘Lidhur me propozimin e z. Kehoe lidhur me pyetjet që lidhen me krimet e serbëve dhe pastaj duke pas parasysh kundërshtimet e z. Halling sa i takon synimit tuaj për të bërë pyetje dëshmitarit lidhur me krimet e pretenduara nga forcat serbe dhe ndikimin që kanë pasur këto krime te refugjatët që janë kthyer në vend, unë e thash më herët fakti që forcat serbe mund të kenë kryer krime nuk lidhet me akuzat e klientëve tuaj, nëse keni ndonjë informacion sigurisht mund ta diskutoni përciptazi pa hyrë në themelësi apo në thelb të krimeve që mund të kenë kryer forcat serbe apo policia”, tha kryetari i trupit gjykues Charles Smith. Seanca e ditës së sotme ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të katërt, dëshmia e të cilit nuk është dëgjuar për publikun pasi ka kaluar në seancë private.