Në histori mund të hysh edhe si Neroni!!!-: Shkruan ;Zafir BERISHA

            Në mungesë të një lidershipi vizionar, Kosova po i rrezikon të gjitha të arriturat e saj, që janë bërë më shumë mund, sakrifica dhe gjak. Për arritjen e qëllimit të tyre, serbët po i kopjojnë veprimet e shqiptarëve të viteve /90 të shekullit të kaluar, konferenca, protesta, natën edhe ndonjë granat dore dhe rafalë automatikësh, rezultati i të cilave dihet…

Ndërsa Kosova e qeverisur nga mentaliteti bolshevik e primitiv, e mbështetur nga injorant të cilët kakarisin çdo ditë se po e mbrojnë sovranitetin e vendit, po harrojnë se dikur edhe Jugosllavia ishte shtet sovran dhe i pavarur, plus anëtare e OKB për dallim nga Kosova sot.

Poshtërsia nuk do të arrinte kulmin, po të mos arrinte infektimin e masave të gjëra nga virusi i albinizmit, e të cilët i “ligjërojë” perëndimit se si Kosova është shtet i pavarur e sovran, prandaj ata nuk duhet të përzien në punët e saj. Ky grumbull injorantësh në rritje, po harrojnë se perëndimi për arsyen tonë, me 24 mars 1999 e ka sulmuar një shtet të pavarur e sovran, anëtare të OKB.

Duhet me ja u kujtuar kopesë së deleve të Albinit, se sovraniteti i Kosovës për perëndimin ( SHBA, BE, NATO) është sa një flluskë sapuni, në momentin që ai shtet tenton të dalën nga binaret e rregullave të demokracisë perëndimore. Historia e kujton mbretin Pirro të Ilirëve për betejat e tij me shumë sakrifica, siç e kujton edhe Neronin, si perandori që i vuri zjarrin Romës! Zafa/www.qendrapress.com/