Në horizont, problemet e së ardhmes në Kosovë! –Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet.

                  Ndoshta këto komplikime në të cilat është futur Kosova nga stërkeq ia e procesit politik duket se janë kulmi, por ne në Horizont do të kemi edhe shumë komplikime tjera që po vijnë si konsekuencë e veprimeve të gabuar politike. Mjafton ti referohemi deklaratave anti-amerikane/evropiane të përkrahësve të VV-së, të cilat përbëjnë edhe kursin e veprimit politik të kësaj strukture, atëherë e kuptojmë se çfarë po ndodh në të ardhmen. Vizita e znj. Cameron, në veri tregoi se, jo vetëm reagimi pa takt ndaj Policisë në detyrë me urdhër e plan operativ e vendim politik, por edhe komuniteti ndërkombëtar duke përfshirë BE-në është shumë i zhgënjyer për situatën në Kosovë, që është krijuar përmes veprimeve të Kurtit. Çka mund të prodhoj kjo pakënaqësi? A mundët kjo të sjellë sanksione mbi ne, në kuptimin e limitimit të përfitimeve në zhvillim si p.sh. më pak financime humanitare, kufizime për t’u bashkuar me institucionet ndërkombëtare, tërheqje e garancive të sigurisë, etj. Vitin e ardhshëm përgatitjet për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, janë në rrugë e sipër dhe e dimë se republikanët do të kthehen në detyrë. Që do të thotë reduktim në financimin, angazhimin dhe mbështetjen ndërkombëtare, ngase ata udhëhiqen nga doktrina politike “Amerika e para”. Ky do të jetë një problem i madh! Kosova nisur prej faktit se, qeveria aktuale nuk i ka respektuar obligimet nga marrëveshjet e kaluara, të garantuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e tash as nga Komunitetit Evropian, prandaj, pritët që SHBA dhe Shtetet e QUINT, të marrin një vendim për situatën aktuale dhe mospërputhshmërinë e Qeverisë Kurti në çështjen e zbatimit të obligimeve nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe mosrespektimin e detyrimeve të nënshkruara të qeverive të kaluara të Kosovës. Shto kësaj vizitat e Vuçiq te Macron në Francë dhe Scholz në Gjermani, ku u bisedouat edhe për veprimet e mëtejshme rreth situatës në Kosovë. Këto takime të ndara me Vuciq, me akterët që vet Kurti ua ka kërkua angazhimin determinues në dialog Makron e Soulz, kam frikë se do të përforcojnë edhe më tej pozicionin e Vuciq “në të drejtën serbe”. Kjo sjellje devijante e procesit politik, është tregues së herët a vonë, procesi dhe çështja e Kosovës, do të kthehet në Kombet e Bashkuara, nëse situata vazhdon si tani. Në atë rrethanë, ata do të duhet të marrin një vendim, i cili për momentin nuk duket të jetë në të mirë, sepse, na mungon koordinimi ndërkombëtar, se kemi treguar se nuk jemi lojtar ekipi, nuk jemi të gatshëm të angazhohemi dhe të punojmë me Komunitetin Ndërkombëtar, nuk i respektojmë marrëveshjet ndërkombëtare të tashmet, as ato të kaluarat. Këto do të jenë akuzat kundër nesh. Duhet kujtuar një situatë të njëjtë apo analoge që pati ndodhur me Palestinën shumë vite më parë. Atëherë e tëra ose pjesa më e madhe e mbështetjes dhe financimit ndërkombëtar është bllokuar për ta, derisa të gjendej një zgjidhje!? Për fat të keq asnjë zgjidhje nuk është gjetur deri më sot. Po ashtu, krejt këto zhvillime në aspektin e sigurisë, krijojnë parakushte për kërkesës që Serbia veç e ka adresuar që të mund të kthejë 1000 Forca për sigurimin e trashëgimisë së përvetësuar me marrëveshjen kumulative të Ohrit, që njëherë nuk iu miratua. Mocioni i iniciuar në kuvend, është një uragan politik që tani do marr rrokullimën, ngase, duket se edhe vet Albini po do të rrëzohet, sepse ka frikë të i imponohet bërja e “zajednices” që tashmë nuk është asociacioni kushtetues por, sipas “Statutit të Beogradit” është një “Republikë Autonome” e njëjtë si ato që kishte në rregullimin administrativ territorial të Rusisë. Për këtë Albin Kurti do të rrëzohet me një mocion që e dërgon qeverinë e tij dhe atë vet në votimin e mosbesimit, përndryshe, po e bëri “zajednicën me ketë statut, do e shënjestrojnë si tradhtarë. Tani më, Kurti e ka kuptuar se devijimi nga Asosacioni sipas marrëveshjes së vitit 2013/15, që kaloj nëpër filtrin e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë se është një rrenim juridik dhe kushtetues i vendit, pra një tradhti. Sipas këtij modeli të asociacionit, psh. ne do paguajmë taks për të hyr në Prishtinë sepse autostrada “Ibrahim Rugova” ka kokën në hyrje të Graqanicës, autostrada e Gjilanit trupon nëpër Graqanicë, prandaj do vendoset një tarifë ekstra për kalim nëpër Zajednicen serbe. Liqeni i Badovcit, psh. uji do behet me pagesë, për ujin për Prishtinën, do paguajmë taks në komunat serbe. Me një fjalë zajednica është shkatërrimi i Kosovës! Këta debatikasit e “vetëvendosjes” ketë shpërbërje të shtetit të Kosovës, do mundohen ta kompensojnë apo më mirë thënë ta ambalazhojnë, me opsionin “bashkimit me Shqipërinë”. Edhe opsionet që përfliten se gjoja Hashim Thaçi fliste se për “të drejtën e shqiptarëve të Kosovës Lindore, për bashkim me Kosovën, ndërsa në qarqet politike, nga LVB e Kurti në veçanti, u ndërtua kauzë e rrejshme politike, se kjo do të thotë “shkëmbim i territoreve”. Duke e ditur edhe vet Thaçi, se shkëmbimi ishte i pa mundur, sepse hynte thika në Evropë, dhe kështu garantohej tërësia territoriale e Republikës së Kosovës, duke u njohur imediativisht si shtet i pavarur e sovran në kufijtë ekzistues, siç e ka njohur deklarativisht edhe SHBA, dhe GJND. Pra, e bëri ketë opsion të pa alternativë. Por, me burgosjen, e tij dhe ardhjen në udhëheqje të procesit politik të neokomunistëve dhe bashkëpunëtorëve të përfaqësuesve të BE, nga vendet të cilat nuk e njohin pavarësinë e shtetin e Kosovës, tani më çështja e Kosovës është bartur nga agjenda amerikane, në agjendën e Bashkimit Evropian, duke e stërkequr procesin deri në një “casus beli”. Moszbatimi i marrëveshjeve të arritura nga ana e Serbisë, është pikërsiht gracka në të cilën po bie vet. Edhe protestat masive, në Serbi, do sjellin deri të ndryshimi politik atje, cka do të thot se ndryshimi i situatës në Serbi, do të shotë situatë ndryshe edhe në Kosovë pastaj. Në Serbi tani operojnë dy grupe: një pro rus, qe ka dal ne skenë si Ëagner dhe ata ultra nacionalist, që janë pro rus po ashtu, dhe grupi “pro perëndimor”, është tregues së “grusht shteti” atje është i pashmangshëm, vetëm pritet koha e ndodhjes. Atentatet paralajmëruara nga ultra nacionalistët çetnik, ndaj atyre “që kanë shitur interesat serbe” mundet dhe ndodhin në Serbi, edhe pse shërbimi serb i fshehë, që mos ti jap popullit shkas me të madh për protesta. Por, ka paralajmërime të njëjta për mundësinë që të ketë protesta të dhunshme në Veri, gjatë javëve në vazhdim dhe vendosje të barrikadave tjera. Prandaj edhe mocioni po shihet si një shpëtim për Kurtin, ndaj do bëj përpara se edhe ai po do ta dorëzoj mandatin, por duke ndërtuar një kurs patriotik të arsyes për largim. Pra, misionin tij tashmë po konsiderohet i përfunduar pas arritjes së marrëveshjeve të vitit 2022, si ajo për lëvizje të lirë, energjinë, targat brenda secilës hyjnë edhe “zajednica” dhe lirimi nga ndjekja penale e kriminelëve të luftës, që po qëndrojnë në Veri, të cilët i kanë identifikuar dhe paralajmëruar që të ikin, nga foltorja e Kuvendit por edhe duke i publikuar në faqet e tyre zyrtare vetë Kryeministri e Ministri i tij i brendshëm. Pastaj, me theks marrëveshja Plani i 27 Shkurtit dhe Aneksi për implementim i Ohrit të 18 Marsit dhe Statuti i Beogradit për Republikën Autonome Serbe, të 2 Majit,2023, që kumulativisht mund të emërtohen si marrëveshje e Ohrit. Tani më konsiderohet se i ka përmbushur obligimet ndaj sponzorizuesve të vet politik dhe nuk rrezikon dëshpërimin e tyre siç ndodhi, pas rënies për 52 ditëve qeverisje Kurti1, për çka dhe e detyruan në kthim të detyrueshëm në qeverisje. Prandaj javët në vazhdim, pritet të jenë të renda për Kosovën, sepse priten protesta të mëdha në Veriun e Kosovës, për të krijuar pretekstin politik për implementimin e “Republikës Autonome/vetmenaxhuese Serbe” me Statut të Beogradit, në ketë Verë e së largu deri në fund të vitit. Pastaj, do të testohet “parimi i ligjshmërisë” për Kosovën, ngase do të kërkohet lirimi i të arrestuarve serb sipas zotimit në marrëveshjen e targave 2022 për mos ndjekje. Pastaj, janë obligimet që u pranuar nga Boreli e Lajcak, në formën e urdhrit 8 piksh. Ndër to, zgjedhjet e reja si zgjidhje por duke e shkelur kushtetutshmërinë e ligjshmërinë atje, ndër tjera edhe me tërheqjen e mos funksionalizimin e mandateve të kryetareve të zgjedhur me një proces votimi legjitim por me legjitimitet të diskutueshëm, për shkak të pjesëmarrjes së kufizuar. Kjo pritet të prodhoj tensione të reja atje, priten vendosje të barrikadave në urën e Ibrit, dhe brendi të Veriut, çka do vë në vështirësi edhe forcat e rendit e ligjit.