NË KALEIDOSKOPIN E VARGUT EPIKO – LIRIK –Shkruan :Gëzim AJGERAJ

Libri “VARGJE E DHIMBJE KRENARIE” nga Ilmi Kurti

Siç e kemi thënë edhe në përzgjedhjen e parë; Malësisë i këndoi në vargje, të poetit Ilmi Kurti, vargjet e tij sa poezi aq edhe epikë, për ne janë një vlerësim atdhetarie, i mbështetur në konceptet tona vlerësuese dhe si shije për vargun epik dhe eposin tonë kombëtarë, që ky poet i këndon me shumë përkushtim dhe dashuri.

Sigurisht se përzgjedhjet dhe hartimi i i tyre kanë një përgjegjësi të madhe, e aq më tepër kur e kemi parasysh një përzgjedhje me krijime të një autori tek i cili gjithmonë duhet të vlerësosh kriteret letrare, shijen e autorit dhe të lexuesit, dhe përmbushjen e të gjitha kërkesave tjera që shtrohen përpara teje. Në rastin tonë të kësaj përzgjedhje kemi edhe vargun e poezisë epike, të dalë nga eposi i kombit tonë, që aq bukur e sjell poeti, publicisti, veprimtari dhe njeriu shumë aktiv, Ilmi Kurti, i cili me përkushtimin e tij të madh, ka sjellë këto perla sa poezi, aq epikë e epos kombëtarë. Si poet, publicist, veprimtarë aktiv dhe njeri i pa lodhshëm e i përkushtuar për komb e atdhe i dekoruar me titullin: Mjeshtër i Madh nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, na obligon edhe neve që në përzgjedhjet tona, të jemi sa më të përgjegjshëm.

Çfarë do të zgjidhnim dhe çfarë të merrnim për kriteret tona nga albumet krijuese të poetit Ilmi Kurti. Më kishte tërhequr çasja atdhetare e tij në vargje dhe përkushtimi që ka për epikën dhe eposin kombëtarë në tërësi, dhe atë të zonës së veriut të Shqipërisë, prej nga vie edhe vet autori.

Dihet mirfilli, se poeti këndon përmes vargjeve, dhe në këtë rast Ilmi Kurti, përmes vargut të tij i këndon vendit, atdheut, njerëzve të tij e brezave, trimave që u flijuan për trojet stërgjyshore. Dhe Ai në këtë kujtesë, përmes vargut e ngritë në lapidarin e Atdheut këto figura, duke i përjetësuar në fjalë e vargje dhe në kujtesën e Kombit në përgjithësi.

Ata që respektojnë, janë gjithmonë të respektuar. Kësaj çasje kemi ecur edhe ne, duke vlerësuar punën dhe kontributin e mjeshtrit të madh, Ilmi Kurti.

Në jetë gjithmonë e kemi pasur për ideal e parim, që të vlerësojmë e çmojmë, ata që kontribojnë për Atdheun e Kombin, dhe një nga ato është edhe kjo përzgjedhje e jona, të cilën e bëjmë me shumë kënaqësi e dëshirë.

Por le të kthehemi tek përzgjedhja.

Çfarë të përzgjidhja, dhe çfar të lija?

Përballë kisha një dilemë, se mos lija anash shumë krijime, apo mos e lëndoja edhe dëshirën e Ilmiut apo edhe kriterin e librit, me guxim kam përzgjedhur e mbledhur një pjesë të poezisë tij përkushtuese, nga publikimet e ndryshme në media, rrjete sociale e portale ashtu si në librin e parë.

Është kjo përzgjedhja e dytë dhe kujdesi ynë, në përzgjedhje ka qënë maksimal, që të përzgjidhnim e të ndërtonim një temë që në një formë a tjetër, të jetë sa më e kapshme, sa më e qas’shme dhe sa më kompakte në raport me poezitë dhe përmbajtjen e tyre si tërësi e poezive përkushtuese.

Dhe duke zgjedhur këtë lloj poezie bashkë me poezinë epike që nuk mungon në këtë libër, ajo na krijon hapsirë që sado larg të jemi si krijues, shumë ngjarje e emra na bëjnë që ti njohim, dhe të jemi të qas’shëm në ngjarje dhe zhvillime të kohës, për ta patur më të lehtë që temës ti japim atë universialitetin gjith’kombëtarë, që edhe kjo përzgjedhje të kap hapsira më të gjëra të leximit.

Ndoshta edhe ky element, na kishte motivuar, që të kemi edhe një arsye më tepër në përkushtimin tonë. Por le të nisemi nga parimet dhe qëllimi ynë i mirë, se poeti me këto poezi u këndon vlerave kombëtare, dhe janë pikërisht ato vlera që ne na bashkojnë, për t’u bashkuar edhe si Komb, nga gjithandej nga jemi të shpërndarë.

2.

Mes poezisë si përkushtim dhe epikës si karakteristikë në vargun e poetit Ilmi Kurti, gjejmë një mishërim të thellë të këtyre dy elementeve. Dhe kur e lexojmë si tërsi këtë përzgjedhje poetike të poetit Ilmi Kurti, do të shpalosim një përkushtim në vargje që i kushtohet figurave të mëdha kombëtare, fiseve të ndryshme me kontribut të caktuar në shërbim të çështjes kombëtare, kryesisht ato të zonës së Malësisë Madhe, prej nga vjen edhe vetë autori. Por le të kthehemi, tek ajo që pëmendëm më lart; vargu si poezi e përkushtim, na vie shumë i pasur me metafora, qofshin ato që krijon ndërtimi i fjalive si veçanti, por edhe poezia si tërësi, që brenda vetes përmbanë atë misterin e zbërthyeshmërisë që i jep për ta bërë vetë lexuesi.

Së dyti poezia në tërsinë e sajë përmbanë atë bërthamën filozofike, e cila qoftë e ndërtuar nga pasuria popullore apo edhe ajo që na e krijon autori, krijon atë shijen e vargut, që brenda vetes ka të mbërthyer metaforë.

Në rastin e dytë kur flasim për poezinë epike që na e sjellë poeti përmes eposit të ngjarjeve të mëdha kombëtare të shkrira në vargje, gjithsesi se na bën të futemi më thellë për ti kërkuar edhe elementet e eposit, brenda gjithë rrëfimit që na e sjellë Ai. Sigurisht se autori, niset nga baza e ngjarjeve, që në poezinë epike mundë të quhet origjina dhe zanafilla e ngjarjes, që autori i rrin shumë afër kohës, vendit dhe ngjarjeve. Si karakteristikë, ai merr misionin e lartësimit të ngjarjeve dhe veprimeve të atyre që ndërtuan epokat duke iu përshtatur veprimeve të heronjëve, dhe karakterit të ngjarjeve e epokave brenda secilës kohë që ato ndodhën, duke i bërë një shtrirje të gjërë ngjarjeve në vargje. Vargjet e gjata janë karakterstika tjetër që ky autor nuk i ndahet, por duke i kënduar e lartësuar një ngjarje, ai rikrijon madhështinë e sajë për ta sjellë sa më të plotë e më të pasur nëpër vargje. Dhe me këto vargje epike, përveçse i risjellë kohët e caktuara, ngjarjet, veprimet dhe veprat atdhetare të figurave të ndryshme të etnisë sonë, Ai rikujton, kujton e sjellë edhe për brezat e rinjë, atë që përjetuan, ndërtuan dhe flijuan para’ardhësit tanë, për këto ditë të sotme. Dhe nganjëherë kemi një stil ceremonial i cili qëllimisht largohet nga gjuha e përditshme, apo edhe ajo standarte letrare, sepse e kërkon vetë madhështia e veprimeve njerëzore dhe e ngjarjeve që shkrihen në varg. Dhe nëse ndalemi edhe tek elementi i marëdhënjes së poezisë me epokën, në vargun e Ilmi Kurtit atë e gjejmë atë në mënyrë të mrekullueshme, në një koherencë dhe komunikim të rregullt, që as’sesi nuk i largohet ngjarjes, individit dhe bëmave të tij, që në rastin tonë i kemi si ngjarje të një epoke që ndërtuan njerëz të caktuar, e që mrekullisht me emra e ngjarje na i sjellë ky poet, brenda poezisë tij. Vlerësoi se kjo natyrë e vargjeve epike që ka sjellë në kohët tona ky poet, janë një pasuri e madhe për kulturën, e në veçanti artin letrarë me të cilin ia vlen edhe të studijohet e gërmohet edhe më thellë brenda këtij libri.

3.

Nëse do të ndalemi tek ligjërimi poetik, poeti jo vetëm se himnizon kohët dhe ngjarjet e ndryshme, por ai nëpërmes vargjeve i këndon Malësisë dhe figurave të ndryshme kombëtare, në veçanti nga këto anë, duke i ngritur në piedestalin më të lartë ngjarjet, epokat dhe figurat që i prinë këtyre ngjarjeve.

Për ne pika e shtytjes dhe e përkushtimit që të hyjmë në këtë përzgjedhje, është edhe gjuha në dialekt dhe struktura me bukurinë e saj, këndon edhe më bukur për kohët dhe epokat që na vijnë nëpër imazhet e këtyre vargjeve.

Megjithatë, ne do të na interesonte forma e rrëfimit që na e sjell poeti, i cili në planin teorik himnizon kohën dhe ngjarjet, dhe përmes vargjeve, himnizon epokat dhe i këndon atyre.

Struktura e himnizimit dhe rrëfimit në vargje, nga plani teorik është një hapësirë e lirë tek e cila materializohet epoka e ngjarjet me vargun poetik si përkushtim që sjell poeti, ndërsa e vargëzimit janë infinitive që s`njohin kufij. Janë pambarim sepse vargjet në këto poezi janë të rrjedhshme, të ndërtuara në elemente vargëzore dhe me një gjuhë dialektore që vetë rrjedha e vargut dhe rima, marrin muzikalitetin e një këndimi të rrjedhshëm poetik dhe plot intonacion.

Ndërsa në këtë rast e folura e poetit përmes gjuhës dialektore të zonës, ndërton imazhet që vetëm pasuria dialektore e gjuhës së kësaj zone, të jep mundësinë të shijosh imazhe metaforike, e aq më tepër kur këto imazhe i sjell edhe pasuria dialektore dhe ajo popullore që në këto poezi përkushtimet nuk na mungojnë, siç nuk mungon dashuria dhe përkushtimi për “Atdheun e të përkushtuarve” në këtë libër.

– A ke babë e a ke nanë

– A jetim ata t’kanë lanë

– Dy fjalë dua me ti thanë

– Duaj shqipërinë nuk je pa nanë.

– Pse po m’fut me t’ba be

– Se pasha tokë e qiell e re

– Jam Shqiptarë e Shqiptarë kam le

– Shiptarizmin njohë për fe

Nëse do të shpalosim ekuivalencën e kësaj metafore do të dukej kështu;

– Autori përmes këtij mesazhi, thërret në përkushtimin ndaj Atdheut dhe se dashuria ndaj tij në këtë rast krahasohet me dashurinë prindërore, dhe vetëm në këtë prizëm, do të na bënte të ndjenim më së miri idealin dhe dashurinë ndaj Atdheut.

– Do të kap këtu edhe një element tjetër, atë të metaforës së vargjeve, ku vargu;

– Duaj shqipërinë nuk je pa nanë

pos mesazhit domethënës, që vetë përmban atë kupolën e imazhit metaforik, që përcjell mjeshtria e autorit. Pra vetë vargu, në fund na e përcjell një porosi tepër domethënëse.

Ndërsa muzikaliteti që e merr vargu gjatë rimës, është veçanti tjetër, që poeti i jep edhe atë imazhin e këngës që i këndohet epokave dhe ngjarjeve. Shqiptarizmin që ngre autori në poezinë;

-” Jam shqiptarë, shqiptarë kam le”

Është ajo shkëndija nxitëse, që na ngacmon më së shumti, që në qasjen tonë të jemi edhe më të përkushtuar, sepse ky ngacmim në këto vargje siç na ka përvetësuar ne, jam shumë i bindur se do të jetë muzë për ndjenjën e secilit shqiptarë që ka lindur e frymon shqip mbi këtë glob.

Guximi i autorit, vendosmëria por edhe forma e shprehjes në vargje, na jep mesazhe shumë të qarta, në veçanti në këto kohë, kur shumëçka në shoqëritë e përgjithshme në emër të një universialiteti, po humbin identitet, Komb e Atdhe. Pikërisht janë këto thirrjet e vargut poetik, ato që kërkojnë të kthjellemi e të kthehemi në binarët e rrugës së vërtetë, për të qenë të pa thyeshëm e të pa luhatshëm në ecjen tonë si Komb, dhe jo ti jepemi kësaj akullnaje në shkrirje identitetesh, deri në zhbërje.

– Pashë njat Zot, e besën e burrit

– Pashë njat shqipe, n’shtizë t’flamurit

– Mos m’pyet ç’farë feje kam

– A i k’shten a muhamedan

– Mos m’pyet ç’farë feje ke

-Jam shqiptarë, shqiptarë kam le

– Shqiptarë Zoti m’fali n’këtë jetë

– Prap shqiptarë unë du me mbet

Është çdo varg mesazh më vete, është thirrje, kushtrim, është zë i përpjekjes që vëhet në përballje me kohën përbindëshe, që kërkon të na zhbijë e zhbëjë, e aq më tepër kur kësaj kohe i shërbejnë edhe vet shqiptarët, për ta nxjerrë bërthamën e etnisë, përtej gëzhojës së vet. Autori në këtë përballje, herë me qetësi, e herë edhe me mllef e guxim, i kundërvihet të gjitha rrethanave dhe veprimeve, që dëmtojnë etninë e tij, edhe atë me shumë guxim në vargje.

Dhe pikërisht këtu është shumë i qartë, sepse transparenca në vargje, muzikaliteti, rima, e bëjnë të kapshëm për secilën shtresë të shoqërisë, ndërsa metafora që e përcjellë herë pas here psiko filozofinë e vargut, ngre vlerat dhe nivelet poetike të poezive si tërsi të librit.

Në himnizimet e herëpas’hershme në poezinë e Ilmi Kurtit, nxjerrim edhe muzikalitetin që ka poezia e tij, dhe kjo bukuri stilistike e poezisë e bën edhe më të ëmbël e më të dashur vargun e tij.

Por jo më kot thuhet;

– Vaji i burrit është kënga, në këtë rast poeti përmes vargut i këndon epokave të dhimbshme, ngre për to imazhe përkujtimi e lavdie deri në piedestal, duke i lartësuar ato, për ti sjellë tek brezat edhe në formën e lavdisë.

Kësaj udhe Ai nuk i ndahet të shprehurit të asaj që ai vetë ndjen për epokat e caktuara dhe shprehet për to. Ato bëhen frymëzim, hyjnë në shpirtë, në muzë, në varg e në këgët e poetit, për tu shpërndarë më pastaj gjithandej trollit të etnis së tij.

… Prishtinë, Shkup, Triesh e Tivarë

– Kudo të jeni o shqiptarë

– Vëllazën e motra patriot

– Të bashkohemi të gjithë tok

– Ti dalim zot ne vatanit

– Hilet le t’ja lamë shejtanit

– Kush ka n’dej gjak Kastrioti

– Të luftojë për bashkim të kombit

– Në majat dhe projektet e idealizmës kombëtare, jeton, rritet e trashëgohet ideja e bashkimit të Kombit. Si pjesë e kësaj vije kombëtare, jemi gjithmonë në kërkim të udhëve, modeleve e përpjekjes, por edhe i shërbejmë asaj.

Sado që shumë udhë tona, dikur të shkëputura dhunshëm, janë riparuar, por mbetet edhe shumë për tu bërë në këtë linjë, dhe mbeten shumë punë, detyra e obligime për ne e brezat, që bërthamën tonë ta mbledhim brenda një gëzhoje, që do ta quaja trung.

Dhe, a nuk është ekuivalenca e këtyre vargjeve ajo që autori Ilmi Kurti, kërkon edhe në poezinë e tij, i çon thirrje, mesazh, duke ua kujtuar bashkimin, si një udhë e vetme e egzistencës dhe e mbijetesës sonë në këto troje. Nuk do të zgjatem shumë në këtë hyrje, për ti lënë hapësirë edhe lexuesit të kësaj përzgjedhje, që të shijojë këto vargje e mesazhe, ti konceptojë e të i risjellë kujtesës individuale, se nga duhet të ecim e nga duhet të shkojmë si Komb.

– Ke me këndu gjithmonë ndër mote

– Mos të pushoftë kurrë kanga jote

– Se ke rritë gjithmon vigana

– Që ma trima si ban nana

– Nina nana shumë përkuni

– Flamurtar si Dedë Gjon Luli

FLAMURTAR SI DEDË GJON LULI

Ndamë këto vargje që i këndojnë figurës kombëtare të Dedë Gjom Lulit, duke e ngritur atë në piedestalin e trimërisë dhe lavdisë, duke i dhënë vargjeve intonacionet epike për kreshnikët që i dolën zot atdheut, flamurit e kombit.

– Shtatë malet si shtat ortekë

– Para armikut s’njohin dekë

– Me në krye Dedë Gjon Lulin

– Në Bratilë ngritën flamurin

NË BRATILË NGRITËN FLAMURIN

Duke ju shkuar ngjarjeve, datave, figurave që e bënë historinë e mbijetesës sonë si komb në këto anë, autori Ilmi Kurti duket se ka ndjekur ato ngjarje cep më cep, e kullë më kullë, duke i vjelur ato, duke e mbledhur çdo pikë gjaku të derdhur për atdhe, duke e ndërtuar vargun sa poetik aq edhe epik, dhe duke i sjellë të gjitha këto ngjarje historike, edhe vargut për ne. Janë një numër i madhë emrash, figurash historike e kombëtare, që për ne autori na vie një njohës i mrekullueshëm i çdo cepi të atdheut, e në veçanti të zonës prej nga vie poeti Ilmi Kurti. Ne do të ia lejmë lexuesit, që më së miri ti shijoi vargjet brenda librit, për të mos e zgjatur më shumë me risjelljen e tyre, brenda kësaj parathënje.

4.

Autori Ilmi Kurti, fjalën e ka mjeshtri dhe art, brenda së cilës nxjerrë e ka mishërim populloren dhe filozofinë e popullit të trashëguar ndër brezni, duke i shtuar edhe gjuhën e unifikuar shqipe, si një rregull dhe normë letrare, si një kordinim i mirë i gjithë këtyre elementeve, deri tek gjuha që e kemi të shkrirë brenda vargjeve në këtë libër. Në shumë raste vjen si metaforë e filozofi, e që autori e ka shkrirë bukur brenda vargjeve poetike.

Dhe kjo pasuri, që shumë herë vie edhe në forma dialektore të zonave të veriut është aq e pasur dhe aq e ëmbël, dhe me mjeshtrinë e ndërtimit të vargut, vetë poezia krijon atë harmoninë dhe muzikalitetin, për ti dhënë shije të këndëshme fjalës.

Dhe në këtë rast, kur në përzgjedhjen tonë kemi kryesisht tema përkushtuese për figura të ndryshme, vargjet e tij lirisht mund ta quajmë edhe si vargje epike, por edhe tekste kënge, që mundë të përdoren nga rapsod e këngëtarë.

Ky libër sa poetik aq edhe lirik, vjen si kushtrim edhe për brezat e rinjë se si punohet, veprohet e flijohet, por edhe si e sa duhet Atdheu.

Kënga poetike në vargje pra vie si një përkushtim që mund të lexohet si varg, si poezi, si epos, si metaforë, si këngë e kohëve moderne.

Artin dinjitoz e bëjnë mjeshtrit e fjalës, e në këtë rast asaj dialektore me plot metafora në pemën e kësaj përzgjedhjeje, që për ne ka qënë një gërshetim interesant mes metaforës dhe dialektikës, e që na ka nxitur në punën rreth përzgjedhjes dhe pregaditjes, deri në botim. Autorit Ilmi Kurti (mjeshtër i madh) i urojmë suksese ndërsa libri le të mbetet frymëzim për brezat.

Gëzim Ajgeraj, Shkrimtar

1.Gusht 2023, Buchs – Zvicër/www.QendraPress.com/