Në këtë kohë të pandemisë, jemi dëshmitarë të vështirësive për mbijetesën e bizneseve. Shkruan;Mr.Afrim Tejeci
Një pjesë bukur e madhe e përgjegjësisë për situatën e krijuar dhe pasojat që rrjedhin nga situata e krijuar i takon edhe Odave Ekonomike dhe Shoqatev te Zejtarëve, SHoqatave. Afariste e shumë Shoqata.që flasin në emër të bizniseve.
Përgjegjësia konsiston në faktin se të njejtit nuk ishin unik në evidentimin, përcjelljen dhe artikulimin e interesave të komunitetit të biznesit tek institucionet kompetente shtetërore (Qeveri) apo përmes deputetëve, individualisht apo grupe të deputetëve, në Parlamentin e Republikës së Kosovës .
Pavendosmeria dhe mungesa e këmbenguljes në avansimin e interesave të drejta dhe legjitime të komunitetit të biznesit sa vjen e më shumë e rëndon gjendjen e komunitetit të biznesit.
Fatkeqësisht fati i skenës politike në Kosovë ka infektuar edhe përfaqësuesit dhe zërin e komunitetit te biznesit , ku secili po mundohet të qet në plan të parë aftësitë individuale me tendence të marrjes së bajrakut.
Andaj, nga situata e peëshkruar si më lartë , institucionet shtetërore injorojnë kërkesat dhe fuqinë e komunitetit te biznesit dhe sillen me të njejtit sikur të kërkojnë lëmoshë duke apostrafuar faktin se ata janë financuesit e gjithë aparatit shtetëror.
Po të kishim një unitet në përfaqesim, të veprojmë si një zë ,sot do të kishim kaluar në fazën e tretë të pakosë së rimëkëmbjes ekonomike me çka do të parandalohej shuarja e shumë veprimtarive dhe humbja e vendeve të punës.
Qeveria e Republikës së Kosovës duhet urgjentisht të punojë në rimëkëmbjen ekonomike me qëllim të parandalimit të thellimit të varfërisë dhe mjerimit në popull duke subvencionuar bizneset, ndihmuar në pagesat e qirave dhe prolongimin e afateve për kryerjen e obligimeve financiare dhe të tjera me qëllim të zbehjes sado pak të humbjeve dhe dëmeve nga pasojet e pandemisë.
Prandaj , Qeveria Kosovës nuk ka alternativë tjetër ose duhet të lejojë të punojmë ose te kompesojë të gjitha humbjet./Kryesia Odës Prizrenit././qendrapress.com/