Në Klinikën e Pediatrisë 13 fëmijë të shtrirë me COVID-19

0

                       Trembëdhjetë fëmijë të moshave nga tre muaj deri në 16 vjeç janë duke u trajtuar nga sëmundja COVID-19 në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të SHSKUK’së thotë se në këtë valë po preken moshat e reja e që sot 13 fëmijë janë hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë. Krasniqi apelon te qytetarët që vaksinohen sa më parë.Kurse, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka raportuar se 1 mijë e 116 pacientë janë të shtrirë në spitalet e Kosovës, prej tyre 995 me Covid-19. Nga 995 pacientë të hospitalizuar që janë të infektuyar me Covid-19, pothuajse të gjithë, pra 935 prej tyre janë në oksigjeno-terapi, shkruan Reporteri.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *