Në kompleksin e LSHP-së u promovua libri monografik ’Masakra e Tivarit- Gjenocidi kundër shqiptarëve’’ përgatitur për botin nga Nail Draga.
Me rastin e 143 vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prizrenin e besëlidhjes aktiviteteve të shumta ka pasur dje ndërkaq sonte ishte njëri nga aktivitet shumë të rëndësishme promovimi i librit monografik ‘’Masakra e Tivarit- Gjenocidi kundër shqiptarëve’’ përgatit për botin nga Nail Draga, e libri u promovua nga Shoqata për kulturë e artë ‘’Fidani’’ si dhe Klubi i Afaristëve të Prizrenit, për të cilin libër Liman Asllani kryetar i këtij klubi pohonte se është libër apo fillim i hapjes së arkivave shumë të rëndësishme për rastin e Tivarit. Kurse vetë autori për mikrofonin tonë Nail Daga falënderoi së pari komunën dhe se pasi që vitin e kaluar u bënë plotë 75 vite nga masakra e Tivarit dhe nuk u organizua asnjë tribunë pasi që ishte rasti kësaj radhe sonte po e promovojmë këtë libër duke e falënderuar komunën e Prizrenit dhe organizatorët tha ai/
Derisa njëri nga rencenzentët e Librit prof dr Begzat Baliu tha se ky është promovimi më i rëndësishëm sepse me këtë libër po hapet edhe një mundësi e hulumtimi për njërin nga masakrat më barbare e që deri më tani befasisht ajo është mbajtur e heshtur bile edhe nga ndërkombëtarët, Prandaj ky libër është nisma e parë për të mësuar më shumë për këtë masakër e gjenocid kundër shqiptareve tha Baliu.
Promovimi u bë në ambientet e Kompleksit të LSHP dhe kjo ishte vetë simbolika e këtij promovimi