Në komunën e Prizrenit me vizita sistematike në shkolla, do të kontrollohen 7500 nxënës
E hëna sot, ka filluar me aktivitetin që e përcolli kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, i bashkëshoqëruar nga drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj, ajo e Shëndetësisë Burbuqe Berisha, zv drejtoresha e e QKMF .dr. Shpresa Llukaj Goçaj, dr Agim Gurmani e Vjollca Zyrapi, ku nga afër panë edhe fillimin aktivitetit të vizitave sistematike në shkolla. Duke filluara nga shkolla me e mirë siç u tha nga ajo ‘’Emin Duraku’’, Kryetari Totaj tha se këto vizita janë të parat pas pandemisë dhe kaluan plotë 4 vite nuk ka pasur vizita sistematike ne shkolla, këto vizitat janë indikatorët më të mirë për të pa shëndetin e nxënësve e duke pa këtë shëndet për të marrë masa preventive ta ruajmë shëndetin e nxënësve. Kurse për organizimi e këtyre vizitave foli zv drejtoresha e QKMF-së dr Shpresa Llukaj Goçaj e cila tha se me këto vizita do kontrollohen mbi 7500 nxënës të klasave te para të pesta dhe të nënta , pastaj ajo foli për rëndësinë e këtyre vizitave duke potencuar se këto vizita do të maten afërsisht 30 parametra të shëndetësisë të nxënësve.. Kurse drejtori i shkollës ‘’Emin Duraku’ Rrahim Bektashi ka falënderuar komunën dhe drejtorinë e shëndetësisë për rifillimin e këtyre vizitave sepse këto janë një pararojë e mirë e shëndetit për nxënës, Sot në këtë shkollë tha do ët vizitohen 550 nxënës të klasave të para të pesta dhe të nënta. Ekipet e e vizitave sistematike pohuan se do të jene në krye të detyrave dhe së fundi u njoftuam se do të publikohen edhe rezultatet e këtyre vizitave sistematike në shkolla.